By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë sot para Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë sot para Kuvendit
MaqedoniTOP LAJM

Propozimi që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë sot para Kuvendit

admin
Last updated: 09/06/2025 08:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor  – Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 54-t duhet ta shqyrtojë propozimin qeveritar që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Në seancë, sipas rendit të ditës, është edhe propozimi për emërimin e Albrim Hoxhës zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Propozim – teksti për Aliun është dorëzuar nga Qeveria dhe është nënshkruar personalisht nga kryeministri Hristian Mickoski, e përmban biografinë e kandidatit. Në të bëhet e ditur se Aliu është inxhinier i diplomuar i elektros dhe doktor i shkencave informatike i cili për momentin e realizon funksionin profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë në kuadër të Universitetit të EJL në Tetovë. Aliu ishte ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitin 2023 dhe 2024, ndërsa, sipas CV-së së dorëzuar, ishte edhe në pozita të tjera të larta dhe me përgjegjësi.

Mickoski javën e kaluar në një deklaratë për mediat tha se pritet bashkëpunim i mirë me Aliun në kuadër të Qeverisë. Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti vlerëson se Aliu është propozimi më i mirë për ministër të Shëndetësisë. Ministri, siç tha para pak kohësh Mexhiti, duhet të jetë menaxher i mirë i cili e njeh sistemin dhe i cili mund të kontribuojë për përmirësimin e dikasterit.

Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët i cili mbetet në VLEN pas dorëheqjes nga 15 maji i këtij viti të Arben Taravarit dhe vendimit të tij të shkojë në opozitë.

Edhe propozimi që Hoxha të jetë zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është nënshkruar nga kryeministri Mickoski. Në biografinë e kandidatit bëhet e ditur se ai është gazetar me përvojë pune shumëvjeçare, ndërsa arsimin e tij e ka përfunduar në Fakultetin Juridik në kuadër të Universitetit Shtetëror në Tetovë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita Ndërkombëtare e Arkivave – 9 Qershori
Next Article Janevska do të vizitojë shkollën fillore të rikonstruuar “Goce Dellçev” në Piravë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?