By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si të fillojnë jetën çiftet e reja kur çmimet e banesave janë në qiell?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Si të fillojnë jetën çiftet e reja kur çmimet e banesave janë në qiell?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Si të fillojnë jetën çiftet e reja kur çmimet e banesave janë në qiell?

admin
Last updated: 09/06/2025 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 qershor – Në këtë realitet, pyetja më e ndershme që mund t’i bëjmë vetes është: si mund të kërkojmë nga të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu, kur s’mund të ndërtojnë as shtëpinë e tyre? Çmimet e banesave në fluturim e sipër, planifikimet e të rinjve për të filluar jetën në vend janë zhdukur në thellësi të nëntokës. Nga dëshira për të filluar jetën këtu deri tek përballja me realitetin e trishtë dhe mundësitë e pakta që ofrohen. Për të rinjtë dhe çiftet e reja, kjo situatë paraqet jo vetëm një sfidë ekonomike, por edhe një krizë sociale në formim. Ndërsa tregu i banesave lulëzon në aspektin financiar, mungon krejtësisht një politikë institucionale që do t’i ndihmonte të rinjtë të hyjnë në treg si blerës të parë. Çështja që shtrohet nuk është më a janë çmimet të larta? Por si të fillojnë jetën të rinjtë në këtë realitet të pamëshirshëm? shkruan Zhurnal.

Larg realitetit, politikat për mbështetje të rinjve askund –

Në tre muajt e parë të vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut janë shitur 1.947 banesa me një vlerë totale prej 137 milionë eurosh, sipas të dhënave të Agjencionit për Kadastër. Paralelisht, të dhënat e Bankës Popullore flasin për një rritje të mëtejshme të çmimeve të banesave prej 7.2% vetëm në kuartalin e parë të këtij viti. Kjo është vazhdimësi e një trendi pesëvjeçar ku çmimi për metër katror në Shkup është rritur nga 900 në mesatarisht 1.500 deri në 2.000 euro, duke e dyfishuar barrën financiare për blerësit.

Për të rinjtë dhe çiftet e reja, kjo situatë paraqet jo vetëm një sfidë ekonomike, por edhe një krizë sociale në formim. Ndërsa tregu i banesave lulëzon në aspektin financiar, mungon krejtësisht një politikë institucionale që do t’i ndihmonte të rinjtë të hyjnë në treg si blerës të parë. Çështja që shtrohet nuk është më: a janë çmimet të larta? Por: si të fillojnë jetën të rinjtë në këtë realitet të pamëshirshëm?

Kryetari i OEMVP-së dhe afarist në sektorin e ndërtimit, Mendi Qyra, në një deklaratë për “TV21” u shpreh qartë se nuk pret ulje të çmimeve as në të ardhmen, për shkak të kostove gjithnjë në rritje të materialeve ndërtimore dhe mungesës së fuqisë punëtore.

“Çmimet në tregun e Maqedonisë së Veriut janë rritur ndjeshëm, në disa raste deri në 100 apo 150%, për shkak të shumë faktorëve. Një gjë është e sigurt: ulje të çmimeve nuk do të ketë”, tha Qyra.

Përveç kësaj, kërkesa për banesa nuk po bie. Përkundrazi, ajo po rritet nën ndikimin e migrimit nga fshatrat në qytete, blerjeve nga diaspora dhe interesimit të të huajve, veçanërisht nga Turqia. Kjo do të thotë se tregu po funksionon mbi bazën e interesit të kapitalit, jo mbi nevojat sociale të qytetarëve të zakonshëm. Në një treg të liberalizuar, me rregullim minimal institucional, nuk është për t’u habitur që banesat po kthehen nga nevojë jetike në mall luksos.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024, sektori i patundshmërive ka realizuar qarkullim prej mbi 1 miliard euro, nga të cilat rreth 490 milionë euro janë shpenzuar vetëm për blerjen e 8.018 banesave. Kjo është pasqyrë e një tregu të fuqishëm në vlera monetare, por edhe dëshmi e një boshllëku politik dhe social: të rinjtë e vendit mbeten spektatorë, pa përkrahje për kredi të favorshme, pa subvencione për strehim, pa qasje në banesa sociale apo forma alternative pronësie.

Çfarë po bën shteti? Në vendet evropiane në tranzicion, institucionet shpesh kanë ofruar programe për blerjen e banesës së parë, lehtësime fiskale, qira të subvencionuara apo ndërtim të banesave me qira të kontrolluar. Në Maqedoninë e Veriut, mungesa e një strategjie të tillë e lë brezit të ri vetëm dy mundësi: ose të jetojnë gjatë me prindërit, ose të largohen nga vendi. Të dyja këto nuk janë zgjidhje, por simptoma të një dështimi sistematik.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nëse nuk merren masa të drejtpërdrejta për të përkrahur të rinjtë në sigurimin e strehimit, kriza e banesave do të përkthehet në krizë të ardhmërisë së vendit. Pa të rinj që mund të ndërtojnë jetën këtu, çdo projekt për zhvillim ekonomik, stabilitet shoqëror apo integrim evropian mbetet bosh. Në këtë realitet, pyetja më e ndershme që mund t’i bëjmë vetes është: si mund të kërkojmë nga të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen këtu, kur s’mund të ndërtojnë as shtëpinë e tyre? /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zemaj: Vetëm konsensusi politik e zgjidh ngërçin institucional
Next Article “Fati është edhe si e bën punën”, Xhuli Nura zbulon si i mori biletën për Kombëtaren: Telefonova Armand Dukën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?