By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > “Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!
EditorialMaqedoniTOP LAJM

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

admin
Last updated: 01/06/2026 14:00
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 qershor, Zhurnal.mk – Pompat e benzinës Makpetroll veprojnë në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, duke qenë të pranishme edhe në vendbanime tërësisht shqiptare. Kjo e bën që klientela e saj të jetë e mbushur me konsumatorë shqiptarë. Megjithatë, dëshmitë e fundit tregojnë se kompania nuk i parapëlqen bashkëpunimet me kompani shqiptare, duke i refuzuar pa shpjegim të qartë edhe kur ka pasur interes fillestar për të bashkëpunuar. Një pronar i një kompanie shqiptare nga Maqedonia e Veriut, ka dëshmuar për Zhurnal.mk, se “Makpetroll” fillimisht ka pranuar bashkëpunim, por pak ditë para nënshkrimit të kontratës është tërhequr pa arsye konkrete, shkruan Zhurnal.

Makpetroll në gjah të klientëve shqiptarë, por në “pushkatim” të kompanive shqiptare

Një kompani e suksesshme shqiptare në RMV-të, që ka kërkuar të mbetet anonime ka dërguar në redaksi dëshmi të komunikimit me “Makpetroll”. Në kontaktin e parë, Makpetroll ka shprehur interes për bashkëpunim dhe ka kërkuar dokumentacion shtesë. Por në kontaktin e fundit, përgjigjja ka qenë e ftohtë në drejtim të asaj se nuk kanë nevojë për bashkëpunim të ri për shkak të marrëveshjeve ekzistuese.

Kjo ngre dilema mbi atë që nëse arsyeja ishte ekzistenca e bashkëpunimeve të tjera, pse nuk u tha që në fillim? Por ky proces zgjati me muaj të tërë e me kërkesa nga Makpetroll dhe plotësim të kërkesave nga kompania shqiptare? Nuk duket racionale aspak që nga interesimi fillestar deri te refuzimi final të jetë arsyeja mungesa e hapësirës për bashkëpunim për shkak të bashkëpunimeve ekzistuese? Çfarë e nxiti Makpetrollin që në fazën finale të bëhet “pishman”?

Makpetroll të mos injorojë kompanitë shqiptare sepse largon klientët shqiptarë

Mungesa e bashkëpunimit me kompani shqiptare krijon një situatë të rrezikshme që është ndarja e klientelës mbi baza etnike. Është një qasje e gabuar dhe e dëmshme, sepse nuk mund të përfitosh nga konsumatori shqiptar ndërkohë që injoron kompanitë shqiptare pa asnjë pretekst të qartë. Ky lloj veprimi minon besimin e konsumatorëve dhe e kthen marrëdhënien tregtare në një raport të pabalancuar, ku njëra palë shfrytëzohet vetëm si klient, por jo si partner. Nëse Makpetroll vazhdon me këtë politikë, rrezikon të humbasë pikërisht ata që e mbajnë gjallë në treg klientët shqiptarë.

Rasti i Makpetroll është simptomë e një problemi më të madh që lidhet me mungesen e respektit për partneritetin ekonomik me shqiptarët, edhe pse ata përbëjnë një pjesë të madhe të konsumatorëve. Një kompani që synon të jetë e qëndrueshme nuk mund të ndërtojë strategji mbi injorimin e një komuniteti të tërë biznesesh. Përkundrazi, bashkëpunimi me kompani shqiptare do të ishte garanci për besueshmëri, stabilitet dhe rritje afatgjatë.

Kujtojmë që, kompania shqiptare serioze dhe gëzon edhe bashkëpunime vendore e rajonale, dhe sipas pronarit të kompanisë është hera e parë që me Makpetroll ka zgjatë procesi i negociatave për bashkëpunim dhe në fund ka rezultuar me një refuzim të ftohtë dhe tejet enigmatik. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë
Next Article Hakohet llogaria e Obamës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?