By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ligji për përfaqësim të drejtë / Inati i opozitës shqiptare që edhe “të bardhës i thonë e zezë”!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Ligji për përfaqësim të drejtë / Inati i opozitës shqiptare që edhe “të bardhës i thonë e zezë”!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Ligji për përfaqësim të drejtë / Inati i opozitës shqiptare që edhe “të bardhës i thonë e zezë”!

admin
Last updated: 23/06/2025 13:58
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 qershor – A po rregullohet një herë e përgjithmonë përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në administratën shtetërore e publike! Kjo pyetje është bërë top-temë gjatë ditëve të funidt. VLEN e konsideron këtë ligj si sukses historik për barazi dhe integrim, ndërkaq BDI thekson se ky projekt përfaqëson një hap mbrapa dhe paraqet rrezik serioz për rendin kushtetues multietnik në vend. Por, edhe pse nuk është publikuar komplet Ligji, nga pjesët e publikuara të VLEN-it, duket qartë se ka një përparim të theksuar. E arritura më e madhe është që nuk do të mund që një maqedonas të paraqitet si shqiptarë dhe kështu t’ia zë vendin e punës një shqiptari!, shkruan “Zhurnal.mk”.

Ky ligj zëvendëson mekanizmin e mëparshëm të “Balancuesit”, i cili ishte shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Në vend të tij, vjen një strukturë ligjore moderne, funksionale dhe transparente që garanton përfaqësim jo vetëm numerik, por edhe cilësor, në të gjitha nivelet e administratës publike. Me këtë zgjidhje ligjore, shteti del nga kriza e mosfunksionimit dhe përçon mesazhin se barazia nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese që zbatohet në praktikë, në përputhje me standardet evropiane dhe ligjet anti-diskriminuese.

Cilat janë pikat kryesore të Ligjit?

Për të pasur përgjigjen e plotë e të saktë natyrshëm duhet të dimë përmbajtjen e këtij Ligji. Prandaj, pikat kryesore e më të rëndësishme që i japin peshë dhe ndikim këtij Ligji të munguar me vite të tëra janë sqaruar më poshtë.

1.⁠ ⁠Formimi i trupit koordinues qeveritar si një mekanizëm i ri për mbikëqyrje dhe llogaridhënie
Për herë të parë, ky ligj parasheh krijimin e një trupi koordinues qeveritar të specializuar për zbatimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, i cili do të ketë rol udhëheqës në mbikëqyrjen politike të proceseve të përfaqësimit, dhe që do të kryesohet nga dy zëvendëskryeministrat shqiptar.

2.⁠ ⁠Metodologjia e re për planifikimin e përfaqësimit
Ky mekanizëm i ri do të bazohet në planifikim të integruar ndërinstitucional, duke shmangur fragmentimin e mëparshëm dhe keqinterpretimet arbitrare. Kjo metodologji e re krijon bazën për një qasje më shkencore dhe të qëndrueshme në vendimmarrje, duke u dhënë fund spekulimeve politike dhe diskriminimit të heshtur në procesin e punësimeve publike.

3.⁠ ⁠Gjuha në letërnjoftim dhe vetëdeklarimi si mënyrë e re e përcaktimit të përkatësisë etnike
Një nga risitë më progresive të këtij ligji është që përkatësia etnike e qytetarëve do të vërtetohet ndër të tjera përmes gjuhës së evidentuar në letërnjoftim, sipas ligjit për dokumente personale, si dhe me dëshmi të tjera materiale apo vetëdeklarim vullnetar. Për shqiptarët, kjo nënkupton përdorimin e gjuhës shqipe si kriter ligjor dhe të pakontestueshëm për njohjen e përkatësisë së tyre. Pra, ky rregullim shmang kontestimet dhe manipulimet e së kaluarës dhe i jep qytetarit dinjitetin për të deklaruar lirshëm përkatësinë e vet, duke garantuar një të drejtë themelore pa ndikuar në privatësinë apo stigmatizimin etnik, shkruan “Zhurnal.mk”.

4.⁠ ⁠Supremacia e ligjit për PDA parasheh zbatim përfshirës dhe afat 6-mujor për harmonizim
Ligji i ri parashikon që çdo akt ligjor që prek direkt apo indirekt çështjet e përfaqësimit të komuniteteve të sillet në përputhje me këtë ligj brenda një afati prej 6 muajsh. Kjo e bën PDA-në në ligj suprem në fushën e barazisë etnike në administratë. Për më tepër, asnjë institucion nuk do të jetë më i përjashtuar nga zbatimi i këtij parimi, përfshirë institucionet e sigurisë, inteligjencës dhe mbrojtjes.

BDI-së nuk i pëlqen propozimi!

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas BDI-së, ky projekt përfaqëson një hap mbrapa dhe paraqet një rrezik serioz për rendin kushtetues multietnik në vend. “Ky propozim nuk e mbron, por përkundrazi e minon parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë, duke hyrë në konflikt të drejtpërdrejtë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese që burojnë prej saj,” thuhet në deklaratë. BDI ka kritikuar edhe përputhjen e këtij projektligji me premtimet parazgjedhore të partisë VMRO-DPMNE dhe koalicionit ZNAM, të cilët sipas saj kanë shpallur hapur synimin për të shfuqizuar mekanizmat detyrues që garantonin përfaqësimin e drejtë në sektorin publik. Si shembull konkret, BDI përmend shfuqizimin e Balancuesit, pas të cilit ka pasuar një valë punësimesh me përfaqësim të pabarabartë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Inati i opozitës që edhe “të bardhës i thonë e zezë”!

Se “balancuesi” nuk ishte mekanizmi më i duhur për të zgjidhur dhe rregulluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat e pat konstatuiar edhe vetë BDI-ja sa ishet në pushtet. Biles patë filluar të bëjnë analiza dhe të gjejnë zgjidhje më të mirë, por për këtë gjë nuk pati kohë pasi “gjumi u doli pak si vonë” në prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Sidoqoftë, ata e dinin se ky mekanizëm nuk është i mirë dhe ai i duhuri për shqiptarët, sepse në shumë konkurse ku duhej të punësoheshin shqiptarë, në realitet punësoheshin maqedonas. Në fakt, maqedonasit gjatë aplikimit për punësim e jepnin një deklaratë se janë shqiptarë dhe kështu i zinin vendet e shqiptarëve nëpër konkurse. Insitucioni që i punësonte nuk kishte asnjë mënyrë që të vërtetojë se “filan fisteku që është deklaruar shqiptarë, nuk është shqiptarë”. Kishte edhe raste anasjelltas, kur dikush deklarohej turk apo maqedonas, por kryesisht ishin maqedonasit ata që për një vend pune deklaroheshin si shqiptarë, romë, turk, serb apo vllehë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në këtë prizmë, BDI me balancuesin duke dashur t’i vendosin “qerpiktë, i nxorrën sytë”. Tani kur u zhbë “balancuesi” dhe partitë shqiptare në pushtet sollën një propozim ligj të ri për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve, kjo nuk i pëlqen BDI-së. Edhe pse janë të vetëdijshëm se ky ligj do të sjell benefite për shqiptarët, ata suksesin e VLEN-it e nënvlerësojnë. Prandaj, kritikat e BDI-së nuk bajnë dhe janë tepër tendecioze që po përdoren si fushatë për zgjedhjet lokale, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prezantohet portali e-Legjislacioni, Spiropali: Modernizon procesin legjislativ, rrisim transparencën
Next Article Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?