By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski: Të hapur dhe llogaridhënës pjesëmarrja – qytetare çelësi për një vetëqeverisje lokale efikase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski: Të hapur dhe llogaridhënës pjesëmarrja – qytetare çelësi për një vetëqeverisje lokale efikase
Maqedoni

Perinski: Të hapur dhe llogaridhënës pjesëmarrja – qytetare çelësi për një vetëqeverisje lokale efikase

admin
Last updated: 27/06/2025 16:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Veronik Ulman, morën pjesë në një panel diskutimi të fokusuar te tema me rëndësi të veçantë – vetëqeverisja lokale dhe pjesëmarrja qytetare. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me sektorin qytetar si një komponent thelbësor për decentralizimin dhe menaxhimin lokal të suksesshëm.

“Hapja ndaj sektorit qytetar rrit besimin dhe përmirëson llogaridhënien, që sjell shërbime më cilësore dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët,” theksoi Perinski.

Ai theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si bartëse e politikave për zhvillim të balancuar rajonal dhe përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale, është aktive në gjetjen e zgjidhjeve sistematike që përmirësojnë kushtet e punës së komunave, dhe me këtë edhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Perinski nënvizoi se Ministria vepron si partner i komunave, duke krijuar kushte për efikasitet më të madh, transparencë dhe ofrim të shërbimeve publike më cilësore.

Me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, tha Perinski, parashikohen mekanizma të rinj përgjegjësie ndaj qytetarëve, si mundësia për nisjen e referendumit për besimin ndaj kryetarit të komunës, rritje e transparencës dhe llogaridhënies së këshillave komunale dhe përfshirje më e madhe e qytetarëve në hartimin e politikave lokale.

Ministri theksoi veçanërisht rolin e sektorit qytetar edhe në politikën për zhvillim të balancuar rajonal. Shoqatat dhe sektori i biznesit përfshihen në Këshillat e zhvillimit të rajoneve plane, ndërsa përmes forumeve rajonale sigurohet pjesëmarrje edhe në planifikimin dhe financimin e projekteve.

Brenda Programit për decentralizim dhe zhvillim të qëndrueshëm 2021–2026, janë parashikuar aktivitete të drejtuara ndaj të rinjve, grave dhe kategorive vulnerabël, përmes qendrave inovative komunale, akseleratorëve dhe inkubatorëve.

“Këto janë vetëm disa nga aktivitetet përmes të cilave nxisim zhvillimin, bashkëpunimin dhe përfshirjen e qytetarëve. Vetëm përmes hapjes dhe partneritetit mund të njohim dhe adresojmë nevojat reale të komuniteteve,” përfundoi ministri Perinski.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbështetje financiare për konsumatorët e cenueshëm– Ministria e Energjetikës publikoi listën e aplikantëve të aprovuar për vitin 2025
Next Article “Do vazhdojmë të punojmë së bashku për të mposhtur armiqtë”, Netanyahu falënderon Trumpin për mbështetje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?