By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga korriku nis zbatimi i “E-faturës”/ Në vitin 2026 do të bëhet plotësisht e detyrueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nga korriku nis zbatimi i “E-faturës”/ Në vitin 2026 do të bëhet plotësisht e detyrueshme
Maqedoni

Nga korriku nis zbatimi i “E-faturës”/ Në vitin 2026 do të bëhet plotësisht e detyrueshme

admin
Last updated: 28/06/2025 10:17
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 qershor – Projekti për e- faturën nis këtë verë, ndërsa nga fillimi i vitit 2026 do të aktivizohet periudha testuese me kompanitë. Drejtoria e të Ardhurave Publike paralajmëron se sistemi do të vendoset gradualisht, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, ndërsa zbatimi i detyrueshëm do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2026.

“Zbatimi i detyrueshëm është planifikuar të nisë pasi të sigurohemi që sistemi është i qëndrueshëm dhe i sigurt. Planifikojmë ta fillojmë në tremujorin e tretë të vitit 2026, ndoshta në mënyrë graduale, varësisht nga përdoruesit e sistemit”, tha Elena Petrova, drejtoreshë e DAP-it.

Fatura elektronike do të zëvendësojë plotësisht mënyrën tradicionale të dërgimit dhe pranimit të faturave. Çdo faturë do të dërgohet dhe pranohet në mënyrë elektronike dhe menjëherë do të regjistrohet si dokument tatimor në DAP – ndryshe nga modeli i mëparshëm, ku të dhënat dërgoheshin me vonesë dhe në mënyrë të përmbledhur.

“Mund të them që në përgjithëso se kjo e-faturë si procedurë do të thotë se nuk do të ketë më kompani fantazmë që vjedhin 90, 100, 200 apo 300 milionë euro nga buxheti dhe nga qytetarët. Nëse zbatohet siç duhet, gjë për të cilën nuk dyshoj, do të ketë sukses”, sqaron Hristijan Mickoski, kryeministër.

Përmes sistemit të ri, DAP do të mund të kryqëzojë të dhënat për çdo transaksion, për të zbuluar aktivitete të dyshimta dhe për të përshpejtuar kontrollet. Përveç në luftën kundër krimit, e-fatura pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në kufizimin e ekonomisë gri. Përdorimi i sistemit do të jetë falas për shumicën e kompanive përmes një aplikacioni në web-faqen e DAP-it, ndërsa kompanitë më të mëdha do të kenë mundësi ta integrojnë sistemin në softuerët e tyre ekzistues.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nga java e ardhshme ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 15 tonë në rrugët shtetërore gjatë fundjavave dhe ditëve me temperatura ekstreme
Next Article MPB: Gjobë prej dy mijë euro për personat që lëvizin pa leje nëpër pyje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?