By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rruga Industriale në Kumanovë e harruar nga kreu i komunës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rruga Industriale në Kumanovë e harruar nga kreu i komunës
Maqedoni

Rruga Industriale në Kumanovë e harruar nga kreu i komunës

admin
Last updated: 29/06/2025 12:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor – Kjo është situata me të cilën përballen pronarët dhe punëtorët e dhjetëra kompanive në rrugën Industriale në Kumanovë.

Gropa me përmasa të mëdha, makina që dëmtohen vazhdimisht dhe masa që nuk ndërmerren, pothuajse asnjëherë.

Biznesmenët thonë se autoritetet i kanë lënë në harresë, pavarësisht faktit se kompanitë që ndodhen në këtë zonë industriale japin një kontribut të madh në ekonominë e vendit. Gjendja e rrugës është e pandryshueshme tashmë dy dekada.

Tek-tuk hidhet ndonjë lopatë me beton, por kjo shërben vetëm si arnim dhe ndodh vetëm para zgjedhjeve, thonë ata.

“Kjo është një rrugë që quhet zonë industriale, ka shumë kompani që punojnë këtu. Këtë rrugë e kanë lënë prej Jugosllavisë së vjetër, gropa sa të dëshirosh, mirëmbajtje zero, për dallim një pjesës tjetër, kur them pjesa tjetër, kuptohet. Ku jeton elita, e ju ndërrohen vetëm postet dhe gjithçka është e mundur për ta. Kurse për ne, ndonjë lëmoshë nëse na japin, eventualisht kur ju duhet ndonjë votë vinë te ne…. Ja kjo gropa këtu është, domethënë këtu një makinë më luksoze, ai e len gomën aty, eventualisht diskun. Ato lopatat i hedhin në kohën e zgjedhjeve, sa të ua lajnë sytë njerëzve. Kur të kalojnë zgjedhjet i marrin lopatat dhe ato që kanë ngelë jashtë kamerës, ato me vite mbesin ashtu”, tha një qytetar.

Biznesmenët thonë se përveç dëmeve që pësojnë automjetet e tyre, ata përballen me turpin, sa herë që vizitohen nga partnerët Evropianë me të cilët bashkëpunojnë.

“Kjo rrugë është kështu më shumë se 20 vite, kjo është e turpshme, është një zonë industriale, vijnë partnerët tanë nga e gjithë Evropa, secilën ardhje të dytë pyesin, çfarë ndodhi me rrugën, deri kur do të jeni kështu. Është turp për qytetin dhe shtetin”, u shpreh një qytetar.

“Vështirë është, është e gërmuar, nuk është e mirë as për makina…”, shtoi një qytetar.

Gjatë fushatës zgjedhore madje në dy mandate tashmë, kreu aktual i Kumanovës, Dimitrievski kishte premtuar meremetimin e kësaj rruge edhe gjatë takimeve me biznesmenët në këtë hapësirë. Deri tani, një premtim i tillë nuk është realizuar.

Në programin e Dimitrievskit, në faqe 20-21 potencohen disa projekte parësore në mesin e të cilëve përfshihen edhe investimet infrastrukturore në rrugë lokale, të qendrës dhe atyre që lidhin qytetin me fshatrat përreth.

Kërkuam të dimë qëndrimin e Komunës së Kumanovës, pse kjo rrugë nuk është bërë, pse është lënë anësh dhe pse nuk investohet ashtu siç ishte premtuar. Nuk morëm përgjigje. Shërbimet komunale për komunikime me mediat, nuk u përgjigjen në pyetjet tona. /Alsat.mk

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: BDI fshiu mijëra shqiptarë nga regjistrimi, koha për përgjegjësi!
Next Article Siljanovska – Davkova do të marrë pjesë në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Financim të Zhvillimit në Seviljë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?