By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ATK inkason mbi 524 milionë euro në gjashtëmujorin e parë, 10.8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vjetme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ATK inkason mbi 524 milionë euro në gjashtëmujorin e parë, 10.8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vjetme
Maqedoni

ATK inkason mbi 524 milionë euro në gjashtëmujorin e parë, 10.8 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vjetme

admin
Last updated: 10/07/2025 11:46
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, bëri të ditur se ATK-ja ka inkasuar 524.1 milionë euro të hyra tatimore gjatë periudhës janar-qershor 2025, që paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo 10.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online.

Ai këto të dhëna i paraqiti të enjten në një konferencë për media, duke shtuar se ATK-ja ka vazhduar me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj.

Ai tha se krahas rritjes së të hyrave, ATK-ja po vazhdon edhe me reformën institucionale, konkretisht me reformën në procesin e fiskalizimit.

“Krahas rezultatit të shkëlqyer në rritje të të hyrave, ATK po vazhdon me reformim institucional. Pra, fjala është për reformën në procesin e fiskalizimit. Kjo reformë është iniciuar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Murati dhe nën mbështetjen financiare të UNDP-së është zhvilluar moduli apo aplikacioni, i cili krijon një qasje të re të fiskalizimit, nga një qasje harduerike, në qasje softuerike”, u shpreh ai.

Murtezaj tha se puna e ATK-së bazohet në Planin Strategjik 2022-2026 dhe se vizioni i këtij institucioni është të jetë e krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara.

“Administrata Tatimore e Kosovës, aktivitetet e saj i mbështet në legjislacionin tatimor si dhe në Planin Strategjik 2022-2026. Në këtë plan strategjik, përveç qëllimit, objektivave dhe misionit, është i përcaktuar edhe vizioni i Administratës Tatimore, vizion ky që ka përcaktuar orientimin tonë drejt ndërtimit të një administrate tatimore të krahasueshme me administratat tatimore të vendeve të zhvilluara. Andaj sot, me krenari ju informoj juve dhe qytetarët e vendit tonë se bazuar në raportin e FMN-së të publikuar në janar të vitit 2025, sipas anketës ISORA, e cila bënë matjen e performancës së autoriteteve tatimore në gjithë botën, Kosova, gjegjësisht Administrata Tatimore e Kosovës, rezulton që nga 8 indikatorët matës, në 7 prej tyre të jetë shumë më mirë se vendet në zhvillim, pra përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndërsa në 5 nga 8 këta indikatorë, është te mesatarja apo mbi mesataren e vendeve të zhvilluara, përfshi këtu vendet e BE-së”, tha ai.

Sipas tij, ky raport i FMN-së dëshmon se ATK-ja po transformohet nga një administratë e brishtë në një institucion modern e të krahasueshëm me vendet e zhvilluara.

“Pra, bazuar në këtë raport të FMN-së, Administrata Tatimore e Kosovës për një periudhë kaq të shkurtër, arrin që të ngrihet nga një administratë e brishtë dhe e krahasueshme vetëm me vendet në zhvillim, tanimë në një administratë moderne dhe e krahasueshme me vendet e zhvilluara, që siç e thashë ka qenë dhe është vizion i ATK-së”, tha Murtezaj.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Luis Enrique ngacmon Real Madridin: Telefoni im po shpërthen nga mesazhet e tifozëve të Barcelonës
Next Article Dy ditë raportim i gjykatave në KGjK, nga një shtatori edhe katër gjyqtarë të rinj në Departamentin Special

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?