By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jordan Henderson arrin marrëveshje për t’u rikthyer sërish në Ligën Premier
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Jordan Henderson arrin marrëveshje për t’u rikthyer sërish në Ligën Premier
Sport

Jordan Henderson arrin marrëveshje për t’u rikthyer sërish në Ligën Premier

admin
Last updated: 11/07/2025 11:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson, pritet të nënshkruajë me Brentford pas largimit nga Ajaxi më herët këtë javë.

35-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës londineze me një kontratë dyvjeçare, pasi klubi holandez pranoi ta ndërpresë kontratën e tij një vit para përfundimit. 

Henderson kishte tërhequr interes nga disa klube të njohura në Angli dhe Evropë, por Brentford ka fituar garën për të siguruar shërbimet e ish-kapitenit të Liverpoolit. 

Rikthimi në elitnë e futbollit anglez do t’i japë Hendersonit një platformë ideale për të ruajtur vendin në skuadrën e Anglisë të drejtuar nga Thomas Tuchel, në prag të Kupës së Botës të vitit të ardhshëm. 

Mesfushori me 84 paraqitje me fanellën e ‘Tre Luanëve’ do të zëvendësojë kapitenin e mëparshëm të Brentford, Christian Norgaard, i cili është transferuar te Arsenal. 

Finalizimi i marrëveshjes pritet të konfirmohet gjatë ditëve në vijim. 

Kjo lëvizje do ta rikthejë Hendersonin në Ligën Premier, pasi ai u largua nga Liverpool në vitin 2023 për t’u bashkuar me Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.  

Megjithatë, qëndrimi i tij atje zgjati më pak se gjashtë muaj, para se të transferohej te Ajax në janar 2024. 

Ai zhvilloi mbi 50 ndeshje me klubin holandez, por u largua pas një sezoni ku Ajax e humbi titullin në ditën e fundit, me PSV Eindhoven që u shpall kampion.

You Might Also Like

Chelsea i rinovon kontratën një talenti dhe e huazon te Celtic

Arsenali vendosi të mos transferojë Malick Fofanan për shkak të qëndrimit ndaj Mikel Artetas

Kush do të jetë pasardhësi i Messit me fanellën “10” nëse Scaloni rinovon?

Nga Pogba te Benzema, Alaba dhe Brozovic, shumë yje aktualisht janë pa kontratë dhe mund të transferohen falas

PSG me 24 lojtarë në ekipin e parë pas mbylljes së afatit kalimtar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nëndetësja bërthamore e Marinës Amerikane u ankorua për herë të parë në histori në Islandë
Next Article Prokuroria kërkon paraburgim për një 42-vjeçar nga Manastiri, dyshohet për “vrasje në tentativë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?