By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha
Sport

Mbappe kërkon falje publike ndaj popullit kinez pas veprimit që shkaktoi reagime të mëdha

admin
Last updated: 27/10/2026 14:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kylian Mbappe ka kërkuar falje publike ndaj popullit kinez, pas reagimit të ashpër që shkaktoi një deklaratë e tij gjatë një interviste, në të cilën iu referua Mao Ce Dunit si diktator.

Ylli francez reagoi zyrtarisht, duke pranuar se komenti i tij ishte i pamenduar mirë dhe se tashmë e kupton se fjalët e tij kanë lënduar shumë njerëz në Kinë dhe komunitetet kineze në mbarë botën.

“Gjatë një interviste të fundit, reagova ndaj një fotografie timen. Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe tani e kuptoj se ai ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën”.

“U kërkoj falje të gjithëve që janë shqetësuar nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të madh për popullin kinez dhe historinë e tij. Më vjen sinqerisht keq”, deklaroi Mbappe.

Reagimi i sulmuesit vjen në një kohë kur çështja ka shkaktuar polemika të mëdha në Kinë.

Sipas raportimeve të mediave kineze, përfshirë The Paper, transmetuesi shtetëror CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës pas reagimeve negative ndaj deklaratës së futbollistit të Real Madridit.

Po ashtu, aplikacionet informative të CCTV-së nuk kanë më përmbajtje që lidhet me Mbappen.

Mao Ce Duni ishte revolucionari komunist që themeloi Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949 dhe e udhëhoqi vendin deri në vdekjen e tij, më 1976.

Ai mbetet figurë historike tejet e rëndësishme, por edhe kontroverse, për shkak të politikave të tij dhe pasojave të rënda që ato patën në shoqërinë kineze.

You Might Also Like

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Reagimi i Yamalit gjatë fjalimit të Kane bëhet viral në rrjetet sociale

Man Utd merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Carrickut

Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026
Next Article Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?