By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime
Shqipëri

Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime

admin
Last updated: 11/07/2025 12:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku njoftoi se, nga nesër (12 korrik) do të jetë aktiv portali “Paketa e Maleve.gov, që krahas informimit për kriteret, dokumentet dhe lehtësitë fiskale, mundëson edhe aplimimet për shprehje interesi të qytetarëve dhe biznesit, që duan të investojnë për zhvillimin e ekonomisë së zonës.

I pranishëm në takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama, me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Mazniku tha se, “hapi i parë në zbatim të Paketës së maleve, është se çdo bashki duhet të ngrejë një grup pune me 5 anëtarë që duhet të përcaktojnë zonat me prioritet zhvillimi në territorin e bashkisë”.

Ai shpjegoi se, pas analizës së thelluar bëhet shpallja e zonë për zhvillim me vendim të Këshillit të Ministrave, që jep fillimin esencial të zbatimit specifik në territor të Paketës së Maleve. Ndërsa njoftoi se tashmë ka dalë udhëzimi që përcakton kriteret dhe dokumentacionin për identifikimin e zonave me prioritet zhvillimi në territorin e bashkive, në kuadër të Paketës së Maleve.

Sipas tij, interesi për zbatimin e Paketës së Maleve është i madhe dhe ka bashki që e kanë nisur këtë proces për përcaktimin e zonave me potencial zhvillimi.

“Sa më shpejtë të vijnë propozimet nga ana e bashkive aq më shpejtë mund të kalohen propozimet në Këshillin e Ministrave dhe të filloj zbatimi”, u shpreh Mazniku, ndërsa bëri të ditur se, nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme, në  agroturizme apo investime të tjera që nxisin ekonominë lokale.

“Paketa e Maleve”, nëpërmjet mbështetjes me dy instrumente: ligjor dhe financiar, synon të nxisë investimet në zonat rurale malore nga të gjithë ata që përmbushin kushtet e nevojshme.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Ndërsa synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma.

You Might Also Like

Përshkallëzon protesta, qytetarët bllokojnë derën e Kryeministrisë. Apel Ramës: Dil në bulevard

Përplasje mes policisë dhe protestuesve para Kryeministrisë, efektivët përpiqen t’i largojnë

Ferit Hoxha diskuton me Allison Hooker për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në NATO

Dhoma e Avokatisë kundër rregullores së re të GJKKO-së: Kufizohet puna jonë

Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kroçera “Nautica” ndalon në Durrës, 676 turistë nga SHBA e Australia vizitojnë qytetin
Next Article Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Rusia po përpiqet të mbjellë frikë në Evropë, por nuk do t’ia dalë
Maqedoni TOP LAJM
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë
Kosovë Maqedoni
Gojnovci: LDK-ja e ka goditur vetveten politikisht
Kosovë
Tetë organizata të shoqërisë civile kërkojnë nga Qeveria shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Bashkësive
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?