By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar
Shqipëri

Malaj: Drejt finalizimit çmimet e reja të referencës, rivlerësim i pronës me normë tatimore të reduktuar

admin
Last updated: 11/07/2025 12:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se është drejt finalizimit drafti për çmimet e reja të referencës për vlerën e pronave.

“Jemi drejt finalizimit të çmimeve të reja të referencës për pronat. Vlera e pronave është rritur me 26%, gjë e cila do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e të ardhurave për njësitë e vetëqeverisjes vendore”, tha ministri Malaj, gjatë takimit me përfaqësues të pushtetit vendor, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe anëtarët të tjerë të qeverisë.

Ai theksoi se taksa mbi pronën është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e vendeve europiane dhe duhet të marrë të njëjtën peshë dhe rëndësi edhe për bashkitë në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë me ndryshimin e çmimeve të referencës, Ministria e Financave do të bëjë edhe rivlerësimin e pronave me një normë tatimore të reduktuar.

“Ky mekanizëm do t’u japë mundësi qytetarëve që krahas vlerës së re të pronës së tyre, të bëjnë edhe rivlerësimin real të pasurisë që zotërojnë aktualisht”, u shpreh Malaj.

Sipas tij, ky proces do të ndihmojë jo vetëm në krijimin e një sistemi më të drejtë dhe të saktë të taksimit të pronës, por edhe në forcimin e financave vendore në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mazniku: Portali Paketa e Maleve.gov, nga nesër aktiv për aplikime
Next Article Rama: Qendër kombëtare për monitorimin e ndërtimeve, kontroll 24 orë me GPS

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?