By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend
Shqipëri

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend

admin
Last updated: 11/07/2025 15:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje sot për mediet nga selia e PD, tha se “raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor në vend”.

Sipas Berishës, qeveria po përhap dezinformim duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin.

“Kam këtu një dokumentraport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri. Pra sot, po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas Korporatës Energjetike, Korporatës së Investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.

Ai tha se “më duhet t’u paraqes shqiptarëve disa nga konstatimet më thelbësore të këtij raporti, që i përkushtohet funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe konkretisht sistemit të drejtësisë.

“Koordinimi ndërinstitucional i këshillave, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, nuk është përmirësuar. Është pra përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si korporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Defekte të mëdha të konstatuara gjatë Vetting-ut dëshmojnë se në 56 për qind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. Imagjinoni me sa ka mbetur drejtësia shqiptare. Nga qindra e qindra gjykatës dhe prokurorë, janë arritur të referojnë në prokurori vetëm 19, sepse shumica e tyre janë hequr pa shkaqe ligjore, përndryshe ata sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të shkonin para ligjit, para drejtësisë”, vijoi Berisha.

“Defektet e konstatuara më parë në emërimet e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj. Parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe në KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumë nga Parlamenti, i cili përdori diskualifikimet e shumta, natyrisht në kurriz të cilësive dhe kualifikimeve të kandidatëve. Vetting-u i jomagjistratëve të emëruar nga këto është defektoz dhe cenon transparencën, meritokracinë dhe të gjithë procesin”, theksoi Berisha.

“Sfida të mëdha mbeten në vlerësimin cilësor, emërimet, promovimet dhe transferimet e magjistratëve. Këshilli, thotë, nuk ka rregullore të veprimtarisë. Që të dy këshillat nuk u përmbahen kohërave dhe afateve. Ato kanë akumuluar një numër të madh dosjesh.
KLGJ nuk ka rregullore të brendshme të funksionimit efektiv, kurse i KLP duhet të rishqyrtohet”, shtoi Berisha, duke theksuar se është kufizuar aksesi në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Murati: Opozita po mundohet ta fitojë betejën në publik përmes propagandës dhe lajmeve të rreme
Next Article Dhuka: 70% e legjislacionit të BE-së ka ndikim në nivel vendor ose zbatohet nga bashkitë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?