By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nikollovski: Të ardhurat nga doganat u rritën për 15.2 përqind, akciza për 7.1 përqind dhe taksa e automjeteve për 17 përqind
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nikollovski: Të ardhurat nga doganat u rritën për 15.2 përqind, akciza për 7.1 përqind dhe taksa e automjeteve për 17 përqind
Maqedoni

Nikollovski: Të ardhurat nga doganat u rritën për 15.2 përqind, akciza për 7.1 përqind dhe taksa e automjeteve për 17 përqind

admin
Last updated: 14/07/2025 12:08
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Zbulohen rrjete kriminale të organizuara të cilat kanë kryer vepra kriminele me mbi 230 automobila të përdorur, 230 kilogramë drogë dhe 600 kilogramë  anabolikë, është parandaluar një tentativë për të kontrabanduar ar në vlerë prej gjysmë milionë euro, 30 kilogramë argjend, mbi 200 kilogramë barna dhe mbi 10 mijë kilogramë suplemente, 400 mijë pako me cigare dhe puro. Në 94 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale janë konfiskuar 180 mijë copë mallra. Këto janë vetëm një pjesë e rezultateve që i ka realizuar Drejtoria Doganore vitin e kaluar që sot i prezantoi drejtori Boban Nikollovski në ngjarjen “Një vit rezultate”.

U parandaluan kundërvajtje dhe vepra penale, me gjithsej 520 raste të sekuestrimeve të regjistruara, ose dyfish më shumë se vitin e kaluar. U ngritën gjithashtu 181 kallëzime penale për krime të kryera kundër 307 personave fizikë dhe 99 personave juridikë, ose, siç theksoi ai, katër herë e gjysmë më shumë krahasuar me vitin e kaluar kur u ngritën 42 kallëzime penale.

“Këto janë rezultate historike të cilat do të mbahen mend në historinë e Drejtorisë Doganore, theksoi Nikollovski.

Ai thotë se gjatë vitit të kaluar, pasi kanë analizuar situatën në institucion, kanë punuar për të filluar ndryshime urgjente, por të qëndrueshme dhe të dukshme, për operacione më të suksesshme, siguri më të madhe, luftë kundër korrupsionit, zbulim të rrjeteve të krimit të organizuar dhe parandalim të kontrabandës. Ka pasur kontrolle të shtuara, profesionalizëm të shtuar të shërbimeve, përmirësim të proceseve doganore, por edhe bashkëpunim të përmirësuar me kompanitë, gjë që, siç tha ai, rezultoi në mbledhje më të lartë të të ardhurave në Buxhet.

“Ne filluam fuqishëm që nga muaji i parë. Sot, Drejtoria Doganore përfaqëson një nga shtyllat kryesore mbi të cilat mbështetet shteti, një simbol të prosperitetit, një simbol të sigurisë”, tha Nikollovski.

Rritja e kontrolleve, rritja e profesionalizmit të shërbimeve, përmirësimi i proceseve doganore, por edhe bashkëpunimi i përmirësuar me kompanitë, sipas tij, kanë rezultuar në mbledhje më të lartë të të ardhurave në Buxhet.

“Kështu, gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare, kemi mbledhur të ardhura në vlerë prej mbi dy miliardë eurosh, ose pothuajse 105 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme. Ka një rritje të të ardhurave në çdo bazë. Të ardhurat nga taksat doganore shënuan një rritje prej 15.2 përqind, nga akciza për 7.1 përqind, ndërsa të ardhurat nga taksa e automjeteve shënuan një rritje prej 17 për qind. Kjo përfaqëson një shumë serioze që derdhet në Buxhet për më shumë investime kapitale, të cilat kanë stimuluar aktivitetin ekonomik dhe kanë çuar në rritje më të lartë ekonomike”, theksoi Nikollovski.

Në të gjitha pikat kufitare dhe terminalet kufitare është vënë në funksion një sistem mbikëqyrjeje me video dhe një sistem njohjeje të targave, një nga më modernët në Evropë, ku regjistrimet nga sistemet përfaqësojnë dhe tashmë përdoren si prova në procedurat para-hetimore të Drejtorisë Doganore, si dhe organeve të tjera hetimore.

Sipas drejtorit të Drejtorisë Doganore, progresi në luftën kundër korrupsionit është tashmë i matshëm dhe i njohur.

“Këtë vit KSHPK në raportin për vitin 2024 na vlerësoi lartë në vend të pestë nga gjithsej 72 institucione në zbatimin e politikave për integritet, me ç’rast veçanërisht janë vërejtur përmirësime në pjesën e identifikimit të pikave të rreziqeve nga korrupsioni, si dhe hapat konkret të ndërmarrë për parandalimin e ndeshjes së interesave mes të cilave janë shqiptuar masa displinore, por edhe largim nga puna të nëpunësve doganor të cilët kanë vepruar në kundërshtim me ligjet”, tha drejtori i Drejtorisë.

Në periudhën e fundit, theksoi Nikollovski, së bashku treguam se institucionet mund të jenë shtytës të ndryshimeve pozitive kur udhëhiqen me vizion, ndërsa puna ekipore është vënë në plan të parë.

Në ngjarje marrin pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Financave, Gordana  Dimitrieska Koçoska, guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Trajko Sllaveski, zëvendëskryeministri, ministra, drejtorë, deputetë, përfaqësues të komunitetit të biznesit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AAK sot zyrtarizon kandidaturat për kryetarë komunash
Next Article “Bozhinovska: Po mbrojmë rubinin maqedonas – është koha të promovojmë magjinë e pasurisë sonë minerale”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?