By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkatërrohet grupi kriminel i migrantëve, arrestohen 6 persona!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Shkatërrohet grupi kriminel i migrantëve, arrestohen 6 persona!
Kronika

Shkatërrohet grupi kriminel i migrantëve, arrestohen 6 persona!

admin
Last updated: 14/07/2025 18:15
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 korrik – Departamenti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, në bashkëveprim me Departamentin për operacione speciale dhe të posaçme, nën udhëheqjen prokurorit publik të PTHP për NKOK, pas hulumtimit disamujor të krimit, kreu një operacion të bashkërenduar policor në të cilin u shkatërrua grupi gjashtëanëtarësh i organizuar kriminal, i cili për një periudhë të gjatë kohore ishte i përfshirë në kryerjen e veprave penale në fushën e kontrabandës së migrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë realizimit, siç njofton MPB, u parandalua edhe transporti i gjashtë migrantëve nga Kina, nga të cilët një i mitur.

“Atje, B.Z. si shofer dhe R.R. si bashkëdrejtues pranuan emigrantët, dhe si i ashtuquajturi “pastrues” ishte V.T.. Në këtë rast, B.Z. nuk u ndal në sinjalin e dhënë nga nëpunësit policorë, por filloi të lëvizte prapa me automjet duke tentuar që të arratiset, por në një kohë të shkurtër personat u privuan nga liria, ndërsa u gjetën edhe emigrantët nga Kina. Migrantët u vendosën në Qendrën e pranimit për të huaj Gazi Babë në Shkup, ndërsa të privuarit nga liria u ndaluan në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, në territorin e Gjevgjelisë, për shkak të provave të siguruara më parë, nga liria u privua edhe V.T.,”informojnë nga MPB.

Në të njëjtën ditë, duke vepruar sipas urdhrave për bastisje të shtëpive dhe hapësirave të tjera, të lëshuara nga gjykatësi i procedurë paraprake, u kryen bastisje në gjithsej pesë lokacione në territorin e Shkupit dhe Kumanovës, me ç’rast u gjetën dhe u sekuestruan tre automjete pasagjerësh, telefona celularë që personat i përdorën për të kryer krimin, karta SIM, para etj.

Njësiti Nacional i Luftimit të Kontrabandës së Emigrantëve dhe Trafikimit të Njerëzve pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë më 14.07.2025 ngriti kallëzim penal në PTHP për NKOK kundër gjashtë personave, përkatësisht kundër A.I. (46), B.I. (26), të dy nga Kumanova, B.Z. (28), V.T. (38) dhe R.R. (19), të tre nga Shkupi dhe V.T. (56) nga Gjevgjelia, të gjithë për kryerjen e veprës penale “Kontrabandë emigrantësh” (neni 418-b paragrafi 2 dhe paragrafi 4) lidhur me veprën penale “Bashkëkryerje” (neni 22) i Kodit Penal.

You Might Also Like

Në klub nate në Zherovjan kapet shtetasja serbe 34-vjeçe

Drejtoria e Doganave ka parandaluar një tentativë për trafik të paautorizuar të drogës

Ndalohet një 25-vjeçar nga Shtipi, është kapur duke i vënë flakën barit të thatë

E sulmoi bashkëshorten, 78-vjeçari nga Tetova në paraburgim

Përleshje mes dy personave nën ndikimin e alkoolit në Bërvenicë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut
Next Article Ardon Jashari “rebelohet” për transferimin te Milani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?