Shkup, 15 korrik – Sigurimi i punës së përhershme dhe integrimi i familjeve nga grupet e ndjeshme, sidomos nga komuniteti rom, do të eliminojmë dukuri devijuese, siç po ndodh në udhëkryqet në qytetet ku fëmijë dhe të rritur po përpiqen të përfutojnë me larje të xhamave të përparmë të automjeteve.
Këtë sot në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve e theksoi ministri pa dikaster i angazhuar për integrimin e dhe implementimin e Startegjisë për përfshirjen e romëve në vitet 2022-2030, Shaban Saliu.
Përmes nismave për rikualifikime dhe ndryshime ligjore, ministri theksoi se në bashkërendim me Ministrinë e Punëve dhe Politikës Sociaole dhe organeve tjera kompetente, planifikohet krijim i kushteve për përfshirjen e prindërve të këyre fëmijëve në procese normale pune.
Saliu theksoi se në Qeveri do të parashtrojnë nismë, sepse spas tij, ka mënyrë se si të mënjanohet kjo, siç e quajtir dukuri devijuese.
Në konferencën për shtyp, ministri Saliu në llogaridhënien për punën e kryer në vitin e kaluar vlerësoi se janë hapur rrugët për integrim të drejtpërdrejt sistemik të romëve në të gjitha fushat e jetesës. Arritje më të mëdha, sipas tij, ka në integrimin në arsim, ndërsa është punusar edhe në qasjen deri te shërbimet shëndetësore dhe projektet konkrete drejt sigurimt të strehimit të denjë.
