By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Festivali Anibar nis edicionin e 16-të
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Festivali Anibar nis edicionin e 16-të
Kulturë

Festivali Anibar nis edicionin e 16-të

admin
Last updated: 15/07/2025 19:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një numër i madh artistësh, aktivistësh dhe adhuruesish të animacionit u mblodhën të hënën mbrëma në Kinemanë e Liqenit në Parkun e Pejës për të hapur edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar, i cili këtë vit vjen me një pyetje urgjente dhe pa përgjigje të qartë: “Çfarë është e ardhmja?”.

Nën tingujt e korit dhe magjinë e animacionit, ceremonia e hapjes së festivalit u mbajt në një atmosferë të ngrohtë, me një publik entuziast nga vendi, rajoni e bota.

Mbrëmja nisi me një interpretim emocionues e të veçantë nga Kori i mirënjohur “Siparantum” nga Peja. Kurse, pas performancës, audienca pati mundësinë të shikojë filmin “Një Botë në Kaos” nga David Crisp – një film që shpalos sfidat e shumta me të cilat po përballet planeti ynë.

Anibar këtë vit do të zgjasë deri më 20 korrik, për të sjellë mbi 160 filma nga 51 shtete të botës, ndër ta një kategori e veçantë e titulluar “Palestine Animated.” Filmat do të konkurrojnë në gjithsej 6 gara dhe 5 kategori jo-garuese.

Ndër tjera, një mori aktivitetesh – panele diskutimi, punëtori dhe propozime për animacione, do të mbahen nëpër hapësira të ndryshme të qytetit, përfshirë shfaqjet e filmave në Kinemanë Jusuf Gërvalla, Kinematë Kuba dhe Liqeni, Kinemanë Çarshia si dhe Galerinë e Arteve.

Po ashtu, programi profesional i festivalit, Anibar Pro, do të bashkojë krijues, mentorë, producentë dhe studio nga Kosova dhe vende të tjera evropiane për të shkëmbyer njohuri dhe për të zhvilluar projekte të reja në fushën e animacionit.

Anibar Pro mbështetet nga GENESIS, një iniciativë franceze-kosovare me mision fuqizimin e gjeneratave të reja të sipërmarrësve kreativë në animacion, lojëra digjitale dhe multimedia.

Për plot një javë, Peja do të gjallërohet me aktivitete krijuese, bashkëpunim, si dhe angazhim për
mbrojtjen e mjedisit

You Might Also Like

Të mërkurën fillon Festivali i filmit francez

Ndahet nga jeta David Hockney, pionieri i pop-artit britanik

MOS QAJ NËNË …

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

LUTJE DASHURIE

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘MIK Festival’, nata finale me ushqime e këngë të zonës së Korçës, pesë koncerte në katër ditë me 100 artistë pjesëmarrës
Next Article “Buka Buskers Fest”, festa e bukës dhe arteve të rrugës në zemër të Horës së Arbëreshëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?