By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: MPJ reagon: Serbia refuzon të japë detaje mbi arrestimin e Lulzim Halilit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > MPJ reagon: Serbia refuzon të japë detaje mbi arrestimin e Lulzim Halilit
Maqedoni

MPJ reagon: Serbia refuzon të japë detaje mbi arrestimin e Lulzim Halilit

admin
Last updated: 23/07/2025 22:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dalur me një reagim mbi raportimet e arrestimit të Lulzim Halilit nga autoritetet serbe më 22 korrik 2025, në afërsi të qytetit Svilajnac.

Kjo ministri thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës ka kërkuar konfirmim të arrestimit dhe detaje nga autoritetet serbe, por deri tani nuk ka marrë përgjigje, transmeton klankosova.tv.

MPJ apelon për shmangien e udhëtimeve dhe kalimeve tranzite përmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimeve dhe arrestimeve arbitrare.

”Njoftim lidhur me arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës z. Lulzim Halili, nga autoritetet e Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi është njoftuar mbrëmjen e 22 korrikut 2025 për arrestimin e shtetasit të Republikës së Kosovës, z. Lulzim Halili.
Sipas informacioneve të pranuara, z. Halili është ndaluar nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.
Zyra Ndërlidhëse ka tentuar të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit me Stacionin Policor në Svilajnac rreth orës 23:00 mbrëmë, mirëpo zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje mbi rastin.
Sot, më 23 korrik 2025, Zyra Ndërlidhëse i ka adresuar një kërkesë zyrtare Qeverisë së Serbisë, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe me njoftim paralel për Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin dhe për të marrë informata shtesë lidhur me rastin. Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe.
Gjithashtu, Zyra Ndërlidhëse ka njoftuar për këtë rast misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi si dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.
Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.
Për çdo zhvillim të mëtejmë rreth këtij rasti, do të ju mbajmë të informuar me kohë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet dhe kalimet tranzite përmes territorit të Serbisë, për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Plazhe publike më shumë, përgjegjësi më të mëdha për pastërtinë dhe sigurinë
Next Article Parashikimi i motit për të enjten

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?