By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prishtina zyrtare njofton QUINT-in për arrestimin e shtetasit të Kosovës në Serbi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prishtina zyrtare njofton QUINT-in për arrestimin e shtetasit të Kosovës në Serbi
Maqedoni

Prishtina zyrtare njofton QUINT-in për arrestimin e shtetasit të Kosovës në Serbi

admin
Last updated: 23/07/2025 22:55
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha se ka informuar misionet diplomatike të shteteve të QUINT-it të akredituara në Serbi dhe delegacionin e Bashkimit Evropian lidhur me arrestimin e një shtetasi të Kosovës nga autoritetet serbe.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik, nën dyshime për krime lufte. Ai, sipas autoriteteve serbe, ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

MPJD tha se tha se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd i është drejtuar me kërkesë zyrtare Serbisë për të konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Halilit.

“Deri më tani, nuk kemi pranuar përgjigje nga pala serbe”, tha MPJD, sa i përket konfirmimit të arrestimit dhe informatave shtesë lidhur me këtë rast.

MPJD sqaroi se ka pranuar informacione mbrëmjen e 22 korrikut se Halili ishte ndaluar në afërsi të qytetit Svilajnac dhe ishte dërguar në stacionin policor. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd, tha MPJD, ka tentuar që të konfirmojë arrestimin përmes kontaktit të stacionit policor, por zyrtari policor kujdestar ka refuzuar të ofrojë detaje për rastin.

“Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes”, tha MPJD.

Kjo ministri u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë “për shkak të rrezikut të shtuar për ndalime dhe arrestime arbitrare nga autoritetet serbe”.

Veteranët e UÇK-së thonë se i arrestuari në Serbi nuk figuron në listat e tyre

Më herët gjatë 23 korrikut, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) tha se emri i Lulzim Halilit, nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, nënkryetari i OVL UÇK, Gazmend Syla.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit. Ai pretendohet se ka qenë i UÇK-së dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

“Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës”, tha Syla.

Ai shtoi se shumë veteranë nuk kanë aplikuar fare për status, prandaj OVL UÇK është interesuar dhe ka biseduar me luftëtarë të tjerë në Pejë, prej nga është Halili, nëse e njohin atë, nëse kanë qenë pjesëmarrës në ndonjë betejë me të, apo nëse kanë shkuar për furnizime me armë në Shqipëri. Por, ata nuk kanë pohuar se kanë takuar Halilin gjatë luftës së UÇK-së.

Duke qenë se në Serbi është pretenduar se Halili kishte marrë pjesë në betejën e Koshares, Syla tha se me qëllim që të hulumtohet nëse ai ishte pjesë e kësaj beteje, OVL UÇK ka shikuar në brigadën 138 Agim Ramadani që ka operuar në Koshare.

“Edhe aty nuk ka figuruar emri si veteran, as si pjesëmarrës i kësaj beteje, e as në listat e ushtarëve të UÇK-së”, tha ai.

“Ne si organizatë kemi dyshimet tona se ky skenar është rregulluar e përgatitur nga shteti serb për të dërguar ndonjë mesazh këtu në Kosovë. Ose ndoshta ka qenë edhe hakmarrje për atë që ndodhi me përfaqësuesin e Zyrës së Kosovës në Serbi, siç i thonë ata, i cili u arrestua pas deklarimeve të tij në Rahovec”, shtoi Syla.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës.

Arrestimi i fundit vjen në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, pasi më 18 korrik në Kosovë u arrestua Igor Popoviq, ndihmësi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Ndryshe, në Koshare, – në vendin ku Halili akuzohet nga Serbia se ka kryer krime – ishte një post kufitar i Ushtrisë së Republikës Federale të Jugosllavisë, i vendosur në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, në shpatet e Pashtrikut. Më 9 prill 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë, aty shpërtheu një betejë e përgjakshme, që zgjati 67 ditë, mes forcave të ushtrisë jugosllave dhe UÇK-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, në betejën e Koshareve u vranë 108 ushtarë të ushtrisë jugosllave, ndërsa sipas zyrtarëve në Kosovë, në këtë betejë janë vrarë 114 pjesëtarë të UÇK-së. Autoritetet jugosllave kishin deklaruar po ashtu se NATO-ja kishte bombarduar zonën e Koshares në maj të vitit 1999.

Beteja në Koshare përfundoi më 14 qershor 1999, kur Ushtria e Jugosllavisë u tërhoq nga Kosova, në përputhje me marrëveshjen që i dha fund bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë së atëhershme.

Fushata ajrore e NATO-s ndaj Jugosllavisë filloi më 24 mars 1999. Sipas NATO-s, ndërhyrja ushtarake u ndërmor për shkak të shtypjes dhe dëbimit të shqiptarëve nga Kosova nga forcat serbe të sigurisë. Kjo fushatë ajrore zgjati për 78 ditë./ REL

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama merr vendim që banesat komunale të ndara për familjet e dëshmorëve, t’u jepen në shfrytëzim për 99 vjet
Next Article Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?