By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 40 ditë nga jetëndërrimi i Mitropolitit të Gjirokastrës/ Kryepiskopi Joan: Në shërbim të Zotit dhe grigjës që Kisha e Shenjtë i besoi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > 40 ditë nga jetëndërrimi i Mitropolitit të Gjirokastrës/ Kryepiskopi Joan: Në shërbim të Zotit dhe grigjës që Kisha e Shenjtë i besoi
Shqipëri

40 ditë nga jetëndërrimi i Mitropolitit të Gjirokastrës/ Kryepiskopi Joan: Në shërbim të Zotit dhe grigjës që Kisha e Shenjtë i besoi

admin
Last updated: 03/08/2025 18:18
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Sot mbushen 40 ditë nga jetëndërrimi i Hirësisë së Tij, Mitropolitit të Gjirokastrës, Dhimitrit.

Pikërisht në këtë ditë u zhvilluan Shërbesat e Shenjta dhe Përshpirtja në kujtim të tij në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Gjirokastër. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit edhe gjithë Shqipërisë Imzot Joani i drejtoi këto Shërbesa së bashku me Anëtarët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

40 ditë nga jetëndërrimi i Mitropolitit të

Në Liturgjinë Hyjnore, Kryepiskopi Joan theksoi veprën e Mitropolitit ndër vite, devotshmërinë dhe sakrificën me të cilën i shërbeu Zotit dhe grigjës së Kishës.

“Sot jemi mbledhur për të 40-at e vëllait tonë të fjetur dhe bashkëmeshtarit tonë kryepriftit Dhimitër dhe arsyeja që Kisha mblidhet dhe lutet është shumë e rëndësishme. Sa herë që bëjmë Përkujtimore ndalemi dhe rikujtojmë përsëri përse mblidhemi.

Fillimisht mblidhemi sepse ne i duam. Njerëzit të cilët i kemi patur të afërm i duam dhe lutemi për ta dhe ne e dimë që njerëzit janë qenie komunitare, tek Perëndia nuk ka të vdekur, të gjithë janë të gjallë. Ata luten për ne dhe ne lutemi për ta.

Lutemi dhe i përkujtojmë ata sepse e dimë se Perëndia është i shumëshirshën, çfarëdolloj gabime që të kenë bërë me vepra dhe fjalë, me dashje dhe padashje, lutja e Kishës ka fuqi shumë të madhe. Historia e Kishës sonë është e mbushur me mijëra raste të tilla. Është rasti i martires së Madhe Perpetua që vëllai i saj Dimokrati kishte ndërruar jetë dhe i ishte shfaqur që nuk ishte i qetë atje ku qëndronte dhe shenjtorja u lut me zjarr, aq shumë sa Perëndia i tregoi që i ishin falur të gjitha fajet që ai kishte bërë. Prandaj edhe ne lutemi.

I lutemi Zotit që të jetë i mëshirshëm.

Edhe kemi një histori tjetër shumë të bukur për Shën Athanasinë e Egjinës, e cila rrinte në një manastir shumë të dëgjuar, mrekulli ishin bërë kur ishte ende gjallë dhe shumë mrekulli u bënë dhe mbas fjetjes së saj.

Përpara se të ndërronte jetë i kishte paralajmëruar motrat e saj që kur unë të ndërroj jetë do bëni 40 ditë meshim dhe do ndani lëmosha tek të gjithë dhe i lutem priftërinjve që të luten për mua.

Motrat harruan. U lutën për 9 ditë pastaj e ndërprenë. Edhe shenjtorja ju shfaq atyre dhe u tha përse nuk keni ruajtur amanetin tim. Nuk e dini që lutjet e priftërinjve dhe lëmoshat që bëni për të varfrit kanë një fuqi shumë të madhe te Perëndia, i cili mund të fali dhe fajet e mëdha të shumë njerëzve. Nguli shkopin që kishte në tokë dhe u zhduk atyre. Të nesërmen motrat panë që shkopi kishte mbirë dhe kishte dhënë dhe fruta, si një shenjë mrekullie për të vërtetuar fjalët e saj. Dhe ju thotë dhe këto fjalë shumë të rëndësishme që janë dhe për ne sot:

Lutuni për ata që kanë fjetur, edhe nëse ata nuk kanë nevojë për lutjet tuaja, lutjet tuaja do kthehen për bekimin tuaj, nëse ata kanë nevojë do të kthehen për bekimin e tyre, prandaj edhe ne lutemi vazhdimisht.

Dhe pika tjetër e rëndësishme që është na tregon që kemi një dimension tjetër, kemi dhe përjetësinë. Te Zoti nuk ka të vdekur prandaj edhe Ngjallja e Krishtit e ndryshoi raportin me vdekjen. Nuk trembemi më, as nuk krijon vdekja hidhërim shumë të madh. Prandaj Shën Pavli na porosit: ‘Mos u bëni si ata që s’kanë shpresë’. Ne besojmë që ata që janë ndarë prej nesh nuk janë të vdekur por të gjallë te Perëndia dhe ky është besimi më i madh. Dhe kjo është fitorja më e madhe që ka krishtërimi.

Me të drejtë Shën Nikolai i Ohrit thoshte këto fjalë: Çdo fitore tjetër është e pjesshme. Fiton një komb, hidhërohet kombi tjetër. Fiton një parti, hidhërohet partia tjetër. E vetmja fitore që është për të gjithë njerëzit është fitorja e Krishtit mbi vdekjen. Sepse vdekja është armiku i përbashkët i gjithë njerëzve, prandaj edhe ne mblidhemi. Kujtojmë dhe vdekjen siç thoshin etërit e kishës që vdekja është mësuesi më i mirë sepse një njeri që ka parasysh që një ditë do e mbarojë këtë jetë nuk mund të bëjë shumë mëkate të mëdha dhe do largohet nga shumë gjëra të tjera sepse jeta jonë nuk mbaron me vdekjen. Madje jeta është një parathënie.

Jeta e vërtetë është pas, kjo është shpresa që kemi ne dhe kjo është shpresa e gjithë të krishterëve. Lutemi sot për shpirtin e vëllait tonë, bashkëmeshtarit të ndjerë kryepriftit Dhimitër që Perëndia ta ndjejë dhe ta vendosi në tendat e të drejtëve. Kemi besim që ai është pranë Perëndisë dhe lutet për ne. Dalëngadalë janë shtuar shumë njerëz që luten për ne; Fjetja e Kryepiskopit Anastas, Mitropolitit Ignat dhe gjithë këtyre njerëzve që shërbyen me sakrifica në këtë kohë të vështirë, janë një shpresë dhe kurajo dhe për ne se ata luten pranë Zotit për ne, dhe ne lutemi vazhdimisht për ta”,-tha Kryepiskopi Joan./CNA

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vullnrt Sinaj përgjysmon trotuaret me BIG MARKET, institucionet luajnë “qorrin”
Next Article Deri në 20 minuta pritjet për të hyrë e për të dalë nga Kosova në pikëkalimin te Dheu i Bardhë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?