By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar
Shqipëri

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

admin
Last updated: 13/11/2026 11:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 13 nëntor, argument.mk/ – Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike e Shqipërisë (AKSK) ka bërë të ditur se në disa rajone po konstatohen probleme me qasjen dhe funksionimin e shërbimeve Outlook, Teams dhe Azure.

AKSK thekson se sipas informacionit të raportuar nga Microsoft, ndërprerjet janë pasojë e ngarkesës së lartë në infrastrukturën e kompanisë dhe nuk lidhen me një incident kibernetik.

Megjithatë, AKSK thekson se kjo situatë mund të shfrytëzohet nga aktorë keqdashës për të mashtruar përdoruesit, duke ofruar ndihmë të rreme për rikthimin e aksesit në shërbime.

AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj:

▪ Email-eve që kërkojnë “rivendosje të fjalëkalimit Microsoft”.

▪ SMS-ve për “llogari të bllokuar” dhe kërkojnë veprime të menjëhershme.

▪ Telefonatave nga persona që paraqiten si “IT support” dhe ofrojnë ndihmë për rikthimin e aksesit.

Për të mbrojtur të dhënat dhe llogaritë tuaja, AKSK rekomandon:

▪ Mos klikoni lidhje të dyshimta për hyrje në llogari apo rivendosje fjalëkalimi. Aksesoni shërbimet drejtpërdrejt përmes faqeve ose aplikacioneve zyrtare.

▪ Mos ndani fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna të tjera konfidenciale dhe mos u jepni akses në pajisjet tuaja personave të paverifikuar.

▪ Verifikoni çdo kërkesë për ndërhyrje teknike me stafin IT të institucionit ose kompanisë suaj.

▪ Informoni stafin për rrezikun e këtyre mashtrimeve dhe kontrolloni masat e parashikuara në planin e vazhdimësisë së punës, përfshirë aksesin në kopjet rezervë të dokumenteve kritike dhe përdorimin e kanaleve alternative të komunikimit.

You Might Also Like

82-vjetori i çlirimit të Rrogozhinës, Balla: Shqipëria ndodhet përpara momentit të anëtarësimit në BE

Bode pret ambasadorin britanik, në fokus modernizimi i burgjeve dhe transferimi i të dënuarve shqiptarë

Balla: 7 mijë familje, mbështetje financiare për strehim social

Lista e zgjedhësve për lokalet e 9 majit publikohet më 30 nëntor

Sistem i ri i plumbçeve elektronike në Porto Romano, Malaj: Më shumë siguri dhe transparencë në transportin e hidrokarbureve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027
Next Article Kuvendi ratifikon marrëveshjet për ndihmë juridike me Suedinë dhe Belgjikën
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kallas: Armëpushimi në Ukrainë të paraprijë negociatat me Rusinë
Bota
Zyrtare: Mauricio Pochettino, trajner i ri i Manchester Unitedit
Sport
Reshitaj kritikon gjendjen në shëndetësi: Mbi 12 mijë pacientë në lista të pritjes në 16 klinika të QKUK-së
Kosovë
Kadrijaj: Shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, qytetarët po përballen me mungesë barnash dhe kosto të larta
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?