By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Speciales ishte i papërballueshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Speciales ishte i papërballueshëm
Maqedoni

Hasani: Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Speciales ishte i papërballueshëm

admin
Last updated: 03/08/2025 18:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nait Hasani, deputeti i PDK-së, ka folur rreth krijimit të Gjykatës Speciale.

Ai thotë se iu kërkuar të votonte këtë gjykatë, megjithëse sipas tij, ai kundërshtoi themelimin e një gjykate që do ta gjykonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Derisa, deputeti shtoi se themelimi i Speciales u bë nga një presion i përballueshëm i ndërkombëtarëve.

Ndër të tjera ai shton se punimet në Gjykatën Speciale në Hagë, është dashur të ndalen në momentin që u konstatua që nuk ka elemente të trafikimit të organeve, çështje për të cilën edhe u formua kjo gjykatë.

Sipas Hasanit, themelimi i Gjykatës Speciale ishte i përcaktuar, dhe ai qëllim sipas deputetit, ishte dënimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të kthehesh 10 vjet prapa, është bukur shumë kohë, por ngjarjet të cilat i përjetojmë përditë, edhe në ditët e sotshme, janë aktualet, pikërisht para 10 vjetëve kur kanë filluar. Gjykata Speciale nuk ka filluar më 3 gusht 2015, por ka filluar nga 2011-ta. Atëherë nga raporti i Dick Marttit. Tani ka nga Asambleja Parlamentare. Por nga viti 2014 e merr formën e prerë, ne nuk kemi gjetur elemente të trafikimit të organeve, por ka elemente për trajtimin jo të drejtë gjatë luftës. Këtu është dashur të kuptohej drejtë çështja atëherë, dhe të mbyllet. Sepse kërkesa ka qenë për trafikim organesh, sepse gjykatat tona kanë gjykuare mjaftueshëm për krime lufte. Por me presionin ndërkombëtarë, që ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe ka qenë i papërballueshëm në kuptimin politik të kohës, dhe me premtimet që po ashtu se ne do të qëndrojmë me juve, në mbrojtje të vlerave, dhe nuk do të lejojmë keqpërdorimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bankën e akuzuarve, por që do të merret me çështjen e individëve, po kjo politikë ka qenë jo e drejtë, për shkak se është kërkuar drejtpërdrejt edhe nga unë që ta jap votën, pikërisht për Gjykatën”, ka deklaruar Hasani në KlanKosova.

“Në bisedë të drejtpërdrejtë me Hashimin, Kadrinë, brenda grupit, kam thënë ‘jo’, s’ka mundësi ta votoj një gjykatë që gjykon luftën tonë. Askund në botë nuk ka gjykata etnike, gjykata bëhen për krime lufte, pavarësisht etnitetit, gjuhës, fesë. Por te ne ishte e përcaktuar, Gjykatë Speciale për dënimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Hasani.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vetmia tek adoleshentët: Një shqetësim global që ndihet edhe në Kosovë
Next Article Lumë turistësh në Gjirokastër, rreth 120 mijë pushues vizituan qytetin e UNESCO-s në 6 muaj

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?