By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EURPOL-i godet grupin shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > EURPOL-i godet grupin shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës
Maqedoni

EURPOL-i godet grupin shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerikan Latine drejt Evropës

admin
Last updated: 12/08/2025 14:25
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 gusht – EUROPOL-i ka dhënë detaje lidhur me goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal shqiptar, të përfshirë në trafikimin e tonelatave kokainë dhe pastrim të parave.Në njoftimin e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatim të Ligjit, thuhet se në aksionin e zhvilluar gjatë 7 dhe 8 gushtit, në Shqipëri janë arrestuar dhjetë anëtarë të dyshuar të këtij rrjeti të organizuar kriminal shqiptar.

“Forcat shqiptare të rendit, në koordinim me kolegët e tyre nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, kryen këtë operacion të mbështetur nga EUROPOL-i, kundër këtij rrjeti kriminal të bazuar në klane”, thuhet në njoftim.Tutje në njoftim, thuhet se hetimet tregojnë se ky rrjet ka lidhje me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare që janë aktive në gjithë Bashkimin Evropian dhe më gjerë.

“Pas arrestimit të një anëtari kyç të organizatës nga autoritetet shqiptare në fund të qershorit të vitit 2025, kontrollet çuan gjithashtu në sekuestrimin e aseteve të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona dhe biznese të ndryshme, si dhe një sasi të madhe provash fizike dhe digjitale”.EUROPOL-i shtoi se operacioni është realizuar pas analizimit të të dhënave të komunikimeve të koduara të bëra në aplikacionin SkyECC.

Gjatë aksionin u zbulua se kishte pasur dërgesa me tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së.“Hetimet kanë treguar se vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor mori më shumë se 40 milionë dollarë amerikan për pjesën e tij”, u tha në njoftim.

Sipas njoftimit, kreu i organizatës kriminale shqiptare ishte përgjegjës për organizimin e dërgesave dhe investimin për blerjen e sasive të mëdha të kokainës.Ai koordinonte këto operacione kriminale edhe nga distanca, “duke u mbështetur në mënyra të koduara komunikimi”.

Para arrestimit të tij, tha EUROPOL, ai ishte në kërkim pasi gjykata shqiptare vërtetoi dënimin prej 21-vjetësh burgim – të shqiptuar nga një gjykatë italiane, për vrasje, privim të lirisë, tentim për fshehje të një kufome, kërcënim, posedim të paligjshëm të eksplozivëve dhe municionit si dhe pengim të drejtësisë.“Rrjeti kriminal i organizuar shqiptar, që ishte nën hetim, operonte me një shtrirje të vërtet globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera që mundësonin transportet drejt porteve të BE-së. Ai investoi fitimet e mëdha, që arrinin dhjetëra miliona euro, në prona dhe biznese në të gjithë Shqipërinë dhe vende të tjera evropiane”.

Gjatë këtij operacioni, agjencia e BE-së dërgoi në Tiranë një ekspert të krimit të organizuar, i cili ofroi mbështetje nga një zyre mobile dhe lehtësoi bashkëpunimin mes forcave të huaja të zbatimit të ligjit dhe atyre shqiptare.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e Enver Bajraktarit dyshohet se ndodhi për çështje pronësore
Next Article Aliu: Së shpejti terapi ambulatore onkologjike në Tetovë, Manastir, Shtip dhe SPQ “8 Shtatori”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?