By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
Maqedoni

LVV dhe vendimi i Kushtetueses: A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

admin
Last updated: 12/08/2025 17:41
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të pamundësisë së konstituimit të Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurinë politike, pasi Lëvizja Vetëvendosje (LVV) deri më tani nuk ka treguar në mënyrë eksplicite nëse do ta respektojë atë.

Teksa vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian kërkojnë respektimin e vendimit të 8 gushtit, dhe bëjnë thirrje për kompromis, partitë parlamentare përsëri kanë dalë me qëndrime të kundërta lidhur me të – LVV-ja e kritikon, ndërsa të tjerat e mirëpresin.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në fund të javës së kaluar, vlerësoi se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet brenda 30-ditësh, se kryetari i këtij institucioni duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe se për një kandidat nuk mund të votohet më shumë se tri herë. Afati fillon të rrjedhë sapo aktgjykimi të publikohet në Gazetën Zyrtare. Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill, por nuk ka përfunduar as pas 54 përpjekjesh, pasi LVV-ja – e cila ka fituar zgjedhjet e muajit shkurt – ka propozuar për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun, megjithëse është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndryshoi mënyrën e votimit, nga i hapur në të fshehtë dhe krijimi i një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë është kundërshtuar nga partitë e tjera parlamentare.

Kurti: Ta presim aktgjykimin e plotë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, më 11 gusht nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, me arsyetimin se nuk ka kohë, pasi kishte takim tjetër.

Më 12 gusht, ai tha shkurt se “duhet të presim aktgjykimin e plotë [të Gjykatës Kushtetuese]”, duke theksuar se më 8 gusht Kushtetuesja vetëm dha njoftim për vendimin. Megjithatë, Kurti sërish nuk precizoi qartë nëse LVV-ja do ta respektojë vendimin.

As nga kabineti i tij një ditë më herët nuk kanë dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë në pyetjen e Radios Evropa e Lirë nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por kanë theksuar se në këtë pyetje ka dhënë përgjigje ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Megjithatë, Haxhiu, në një konferencë për media më 10 gusht, fillimisht tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të respektohen, por në të njëjtën fjali shtoi se “ato duhet të komentohen, ato duhet të kundërshtohen, siç po e bëj unë këtu”.

Çfarë thotë bashkësia ndërkombëtare?

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë presin që “të gjitha fuqitë politike ta respektojnë dhe zbatojnë plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe se tani u takon politikanëve të “veprojnë në mënyrë urgjente që t’i japin fund kësaj krize gati gjashtëmuajshe”.

“Ne presim një zgjidhje të shpejtë, brenda afatit [të Kushtetueses] dhe u bëjmë thirrje të gjithë hisedarëve politikë që të veprojnë drejt një kompromisi. Dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”, tha Ambasada gjermane në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë.Nga Ambasada e Italisë në Kosovë, në pyetjen e REL-it për të komentuar qëndrimin e LVV-së rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë thënë se “të gjitha forcat politike duhet të bien dakord për një zgjidhje për ngërçin aktual institucional dhe politik, për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

“Gjykata Kushtetuese ka publikuar sqarime të rëndësishme [për hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit]. Të gjithë anëtarëve të Kuvendit u bëhet thirrje ta respektojnë këtë vendim dhe të punojnë së bashku në frymën e kompromisit, në mënyrë që të zgjidhen shpejt kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët”, thanë nga Ambasada italiane për Radion Evropa e Lirë.

Nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk janë përgjigjur në pyetjet e REL-it, ndërsa nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë kanë kujtuar deklaratën e bërë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 7 gusht se “aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është me rëndësi jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, ndërsa vendimet e saj duhet të respektohen dhe zbatohen”.

Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, më 8 gusht, ka bërë thirrje për kompromis, duke theksuar se nuk ka kohë për bllokadë politike.

Rasti “Llaban”

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, më 10 gusht, ka akuzuar një nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, se bashkëpunon me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), duke thënë se këto të dhëna i ka marrë nga institucionet e sigurisë së Kosovës. Ajo ka deklaruar se për gjithçka është njoftuar Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Kosovës. Pak ditë më parë, akuza pothuajse identike për Llabanin kishte bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se ky gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, deri në publikimin e këtij teksti, nuk i janë përgjigjur pyetjeve të REL-it për këto akuza.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shkalla e dytë e Komerciales i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizim të tregut të energjisë
Next Article Arrestohet një person për organizim të lojërave të fati

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?