By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjakovë: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për shitje të narkotikëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjakovë: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për shitje të narkotikëve
Maqedoni

Gjakovë: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për shitje të narkotikëve

admin
Last updated: 12/08/2025 17:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj personit me inicialet E.M., i dyshuar për shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe mbajtje të armës pa leje.

Sipas Prokurorisë, më 11 gusht 2025, rreth orës 21:25, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, gjatë një kontrolli policor, në çantën e të dyshuarit janë gjetur gjashtë qese të mbushura me substancë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, me peshë totale prej 2.71 gramësh.

Pas kësaj, policia ka kryer bastisje në banesën e të dyshuarit, ku janë sekuestruar gjithsej 385.71 gramë kokainë të ndara në disa paketimë, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike, shirit ngjitës, shkrepëse dhe qese të zbrazëta të vogla, të cilat dyshohet se shërbenin për ndarjen dhe shitjen e lëndës narkotike.

Po ashtu, gjatë bastisjes është gjetur edhe një armë: revole me gaz e modelit “Zoraki” dhe një karikator, të cilat i dyshuari dyshohet se i mbante pa leje.

E.M. dyshohet për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas nenit 267, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 i KPRK-së.

I dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën masën e ndalimit 48 orësh.

You Might Also Like

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë

Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti

Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre

Bllokimi i ligjeve në Kuvend, kryeministri fajin e hedh tek opozita

Mickoski: Raportoni korrupsionin, kemi treguar dhe dëshmuar se jemi të aftë të bëjmë reforma

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet një person për organizim të lojërave të fati
Next Article Gjermani: Kamioni bie në lumë nga ura e autostradës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjashtë muaj pa përgjigje, hetimet për ndotjen e ujit në Strugë ende vazhdojnë
Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë vendos mbikëqyrje të shtuar në Gostivar, monitorim nga ethet dhe hepatiti
Maqedoni
Shkelje në tendera, GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës
Shqipëri
Levicа: Derisa VMRO‑DPMNE mburret me “investime historike”, Gostivari e zbardhi kolapsin e menaxhimit të tyre
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?