By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore
Maqedoni

Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore

admin
Last updated: 14/08/2025 13:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore. Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.

Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane të veçanta ekonomike pyjore, si dhe sipërfaqet e prekura nga zjarret pyjore në të cilat fondi pyjor është shkatërruar plotësisht.

Në fund të vitit 2023, Ndërmarrja publike ka deklaruar detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit për riprodhim të zgjeruar në shumën prej 450.844 mijë denarë përkatësisht 7.307.000 euro, ndërsa për riprodhim të thjeshtë nuk është hapur llogari e veçantë dhe nuk janë paguar mjete në shumën prej 250.186 mijë denarë, përkatësisht 4.055.000 euro. Njëkohësisht ndërmarrja kërkon 164.275 mijë denarë, përkatësiht 2.662.000 euro nga shteti bazuar në pjesëmarrjen në aksionin “Dita e Drurit”.

“Nga revizioni i kryer kemi konstatuar se 95% ose 37.672 mijë denarë nga kërkesat ndaj të punësuarve, rrjedhin nga periudha para vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me: mungesa të drurit teknik dhe drurit për ngrohje, avanse të pakthyera, qarkullim ditor të papaguar nga shitjet, shfrytëzimi i shërbimeve katering dhe të tjera. Për shkak të mosmarrjes së masave për arkëtimin e tyre dhe afatit të përgjithshëm të parashkrimit, ekziston pasiguri e madhe që shuma prej 36.460 mijë denarësh përkatësisht 590.920 euro (deri në 5 dhe mbi 5 vite) të mos arkëtohet”, thuhet në raport.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rrahje në Kumanovë, arrestohen pesë persona
Next Article Vrasja e shtetasit të Maqedonisë në Bolivi, MPJ: Jemi në kontakt me autoritetet atje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?