By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 14/08/2025 20:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – “BDI prej vitesh është partneri politik më i rëndësishëm i strukturave që promovojnë konceptin e “botës serbe” në Maqedoni. Roli i tyre nuk është i rastësishëm, por i qëllimshëm, sistematik dhe i dëmshëm për interesat shtetërore.

Hyrja e M-TEL-it në tregun vendas, në kohën kur të gjitha ministritë kyçe të sektorit ekonomik dhe financiar ishin në duart e BDI-së. Pa pëlqimin e tyre politik, kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit nuk do të merrte licencë dhe qasje në infrastrukturën strategjike të komunikimeve.
Përpjekja për futjen e nëntokës serbe dhe malazeze në biznesin e kazinove online, nën patronazhin dhe mbështetjen e plotë të ministrave të BDI-së në qeverinë e kaluar. Po të mos ndodhte ndryshimi i pushtetit, ky investim i kapitalit serb do të ishte tashmë realitet.

Kontaktet e vazhdueshme të Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit me regjimin e Aleksandar Vuçiçit, me të personalisht dhe me ministrat e tij, që kanë përfunduar në marrëveshje politike e ekonomike në favor të Beogradit dhe në dëm të interesave kombëtare të maqedonasve dhe shqiptarëve.
Roli i drejtpërdrejtë i Bujar Osmanit si Kryesues i OSBE-së në marrjen e qëndrimeve që i shërbenin Serbisë, ndërsa ushtronte presion ndaj Kosovës. Në vend që të mbronte të drejtën e Prishtinës, Osmani e përdorte pozitën e tij për të përkrahur diplomacinë serbe në forumet ndërkombëtare.
Zhvendosja e prioriteteve infrastrukturore duke lënë pas dore Korridorin 8, ku përveç fotografive nuk pati asnjë metër të ri rruge, në favor të Korridorit 10, pjesë e strategjisë për lidhje ekonomike e transporti me Beogradin.

Sot, BDI përpiqet të sulmojë dhe ta paraqesë VLEN si vazhdimësi të “botës serbe”, por faktet tregojnë të kundërtën: ata vetë janë zbatuesit kryesorë të planit për thellimin e ndikimit politik, ekonomik dhe diplomatik serb në Maqedoni.
BDI dëshiron që të harrohen të gjitha takimet e ngrohta dhe buzëqeshjet që Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani kanë shkëmbyer personalisht me Aleksandar Vuçiçin.

VLEN mbetet fuqishëm në anën e orientimit euroatlantik të shtetit dhe nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet pjesë e agjendave që e largojnë nga BE dhe NATO.”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

You Might Also Like

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë

Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike

PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë

Qeveria i hap rrugë hulumtimit të antimonit në Kriva Pallankë, kompani australiane investon 5 milionë dollarë

Ligji i ri kundër duhanit ndez debat/ Bizneset paralajmërojnë humbje dhe kolaps financiar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ‘Zjarret në Sarandë – Delvinë, faj i neglizhencës shtetërore’, Reagon Omonia: Të kompensohen banorët e prekur
Next Article VLEN në Strugë: Mbështesim vetëm kandidaturën e pavarur të Mendi Qyrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kongresi i VLEN-it zgjedh drejtuesit e rinj, Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë
Maqedoni
Sektori i turizmit ka nevojë për 20 mijë punonjës
Shqipëri
Gruevski reagon nga Hungaria: Ka pasur përndjekje brutale politike
Maqedoni
PDSH mban Kuvendin Zgjedhor në Zhelinë për Kongresin IX të partisë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?