By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Zjarret në Sarandë – Delvinë, faj i neglizhencës shtetërore’, Reagon Omonia: Të kompensohen banorët e prekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > ‘Zjarret në Sarandë – Delvinë, faj i neglizhencës shtetërore’, Reagon Omonia: Të kompensohen banorët e prekur
Kronika

‘Zjarret në Sarandë – Delvinë, faj i neglizhencës shtetërore’, Reagon Omonia: Të kompensohen banorët e prekur

admin
Last updated: 14/08/2025 17:52
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Bashkimi Demokratik i minoritetit grek OMONIA ka shprehur shqetësimin për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek, në zonat e Sarandës – Delvinës

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së përgjigjme të kësaj organizate, ngrihet shqetësimi se zjarret nuk janë aspak të rastësishme dhe më së shumti u provokuan qëllimisht

Gjithashtu Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Ata kërkojnë nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore.

Deklarata

Mbledhje jashtëzakonshme e Kryesisë së Përgjithshme të Organizatës. Indinjatë dhe trishtim për pasojat e zjarreve të tejzgjatura dhe të përgjithshme në trevat bazike të Minoritetit Etnik Grek. Vlerësim i dëmeve dhe pasojave në shoqërinë dhe ekonominë lokale.
Nën kryesimin e Kryetarit të Organizatës dhe ndjenjë përgjegjësie të thellë ndaj gjendjes që krijon vazhdimi i tejzgjatur i zjarreve masive në zonat e Sarandës – Delvinës, u mblodh me emergjencë Kryesia e Përgjithshme e Organizatës.

Në një vlerësim të parë të pasojave tragjike shkaktuar nga zjarret në thuajse të gjitha komunitetet me dimension historik, veçanarisht impaktit psikologjik që krijon situata duke qenë periudhë ku numër i madh banorësh kthehen në vatrat e tyre atërore, duke ndarë perceptimin e përgjithshëm në komunitet se zjarret aspak të rastësishme nuk janë dhe më së shumti u provokuan qëllimisht, Kryesia e Përgjithshme shpreh protestën e saj për neglizhencën dhe indiferencën e autoriteteve shtetërore dhe ineficencën në parandalim dhe në vazhdim përballimin e tyre.

Çfarëdo justifikime dhe krahasime me të tjera situata në kohë ose dhe shtete të tjera nuk mund të mbulojnë faktet reale rreth të cilave u bë diskutim i gjerë dhe i hollësishëm.

Pasojat e zjarreve të sezonit të sivjetëm janë ndoshta më tragjiket meqënse përfshinë vetë zonat e banuara duke shkaktuar dëme në banesa familjare por edhe kisha Orthodhokse sikundër në Lefterohor, Lekël, Senicë etj. Për më tepë u shkatërruan ullishta të vjetra dhe të reja, vreshta, ferma blegtorale etj, dëmi financiar dhe ekonomik i të cilave është veçanarisht i lartë. Në veçanti fokusojmë tek pasojat dhe impakti që shkakton kjo në largimin e familjeve të reja shtesë nga trevat meqënse ndërmarrja e përpjekjes sërish kërkon fonde nga njëra anë dhe vullnet nga ana tjetër.

I mëshojmë me përgëzimet e rastit pjesëmarrjes me sensibilitet shoqëror të gjithë banorëve sa mundeshin – sidomos të rinjve që u ndodhën në vatrat tona – në përpjekjen për përballimin e zjarreve dhe shpëtimit të pasurive të tyre por edhe vendeve të adhurimit: manastire, kisha dhe paraklise.

Duke shprehur indinjatën dhe zemërimin për braktisjen në mëshirën e fatit të banorëve dhe komuniteteve nga ana e autoriteteve shtetërore, duke shmangur trajtimin fatalist të gjendjes, Kryesia e Përgjithshme e BDMEG OMONOIA kërkon dhe do të përpiqet në mënyrë që nga ana e shërbimeve të bashkive lokale të bëhet regjistrimi i menjëhershëm dhe vlerësimi ekonomik i dëmeve që lanë pas flakët e zjarrit. Të ketë reflektim të menjëhershëm për zhdëmtimin e tyre meqënse më së shumti i dedikohet neglizhencës shtetërore.

Përsa i përket sektorit të bujqësisë kërkojmë me këmbëngulje mbështetjen me prioritet dhe pa justifikime të fermerëve dhe blegtorëve ekonomitë e të cilëve u shkatërruan. Vëmendje dhe financim respektiv kërkojmë edhe përsa i përket procedurave të ripyllëzimit por edhe masave preventive për shmangien e fenomeneve po aq rënduese që do të pasojnë nga rreshjet atmosferike të stinës në zonat e dëmtuara malore.

Në mënyrë që të mos përsëritet përvit e njëjta situatë kërkohet rishikim thelbësor i mentalitetit, strukturimit dhe forcimit të infrastrkurës teknike si edhe shtim i konsiderueshëm i personelit në shërbimet e zjarrfikseve dhe përballimit të situatave emergjente.

Jo si fjalë ngushëlluese dhe urata por në koshiencë të kursit tonë historik dhe dashurisë së shquar për vendlindjen që na dallon, në përgjigje edhe të objektivit të synuar nën konsideratën se zjarret u provokuan qëllimisht dhe me shkaktar, bëjmë thirrje për pjesëmarrje  koshiente këmbëngulëse të secilit prej nesh në mënyrë që të shndërrohet situata në një shans për aktivizim politik të përgjegjshëm në përpjekjen për vijimin e pandërprerë të prezencës së komuniteteve autoktone Greke në trevat tona historike atërore.      

You Might Also Like

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Përleshje masive me thika në Kërçovë: Arrestohen 9 persona

Në Aeroportin e Shkupit, shtetasi turk kapet duke transportuar ilegalisht implante dentare me vlerë mbi 16.000 euro

Rrihet pastruesi i shkollës në Dobridoll

Gostivar: Arrestohen 4 persona për vozitje pa patentë shoferi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E rëndë në Pogradec, 33-vjeçari hidhet nga pallati dhe ndërron jetë
Next Article VLEN: BDI është promotori politik i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?