By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale
Maqedoni

Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

admin
Last updated: 01/09/2025 11:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se 37 mijë e 667 nxënës kanë filluar sot vitin e ri shkollor në 64 objekte shkollore të kryeqytetit, ku për herë të parë janë përgatitur kurikulat digjitale për secilën shkollë.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në shkollën fillore “Faik Konica”, raporton Ekonomia Online.

“37 mijë e 667 nxënës sot kanë filluar shkollën në 64 objekte në gjithë kryeqytetin. Pra është një fillim i mirëfilltë. Ne tash kemi përgatitur kurikulat digjitale në secilën shkollë. Panelet janë në secilën klasë, prandaj edhe nëse nuk i kanë librat, ne jemi të gatshëm me kurikulat digjitale”, tha Rama.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, tha se mësimi tërëditor prej sot fillon edhe në zonat rurale të kryeqytetit, duke nisur nga SHFMU “Ali Kelmendi” në Barilevë.

“Kjo është një festë masive në kryeqytet dhe ne jemi të lumtur që jemi pjesë e saj çdo ditë pa pushim edhe gjatë verës. Pikërisht këtu ka filluar edhe mësimi tërëditor vitin e kaluar e tash nga këtu kemi 12 shkolla në total në fshatra po ashtu”, tha Shahini.

Ndërsa drejtoresha e shkollës “Faik Konica”, Jehona Oruqi, tha se përgatitjet janë bërë me kohë dhe se risi e këtij viti është koordinimi me prindërit.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë. Ne e kemi filluar planifikimin qysh në qershor, pastaj e kemi përfunduar përgatitjen finale në gusht. Sa i përket librave, tani është një risi që janë koordinatorët. Deri më tani në shkollën ‘Faik Konica’ janë verifikuar të gjithë prindërit. Sot do të shohim se a i kanë të gjithë. Sipas analizave të vitit të kaluar del që është një nismë e mbarë dhe sivjet gjithçka ka shkuar me rregull dhe siç është planifikuar”, tha ajo.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të njohur nga Turqia të angazhuar në hartimin e Master planit për Çairin
Next Article LDK kritikon MAShT-in: Subvencionimi i teksteve shkollore nuk e mbulon koston reale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?