By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Basha: Kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit
Maqedoni

Basha: Kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit

admin
Last updated: 01/09/2025 14:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë se pavarësisht moszgjedhjes së nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe, Kryesia e Kuvendit është funksionale dhe ka kuorum për të vazhduar punët, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se vendimi i tij për të përmbyllur seancën konstituive është mbështetur në rregulloren e punës së Kuvendit dhe përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe institucioneve.

Basha theksoi se në mbledhjen e sotme të Kryesisë nuk morën pjesë dy nënkryetarë nga subjektet politike, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala, çka e pamundësoi mbajtjen e saj me kuorum të plotë, por sipas tij, mbledhja pati karakter vetëm konsultativ.

Basha tha se sot ka zhvilluar takim konsultativ dhe njoftues edhe me presidenten Vjosa Osmani.

“Unë kam pasur një takim me Presidenten Vjosa Osmani në të cilin kam pasur një takim njoftues, takim arsyen e vetëm të takimit e kemi pasur ku unë kam kërkuar nga presidentja që ta njoftoj me seancën konstituive që kemi përfunduar dhe t’ia shpjegoj arsyetimet e mia për konstituimin e Kuvendit. Marr parasysh që presidentja është garantuese e institucioneve të vendit,” tha ai.

“Siç e patë në këtë mbledhje të Kryesisë nuk ka marrë pjesë dy nënkryetar nga subjekte politike, Vlora Çikatu dhe Kujrim Shala. Nuk kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë. Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative që do të konsultohem me nënkryetarët për hapat e radhës. Unë do të jap arsyetimin para jush për konstituimin e Kuvendit. Siç dini kryetari ka zgjedhur kryetarin dhe 4 nënkryetarë. Kryesia e Kuvendit ka të zgjedhur 5 nga 6 anëtarë e saj që bëjnë 80 për qind e Kryesisë, është funksionale dhe kemi kuorumin e mjaftueshme për të vazhduar punët tona,” tha Basha.

Ai shtoi se moszgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Kuvendit.

“Siç e dini pika katër në seancën konstituive është ezauruar sepse të gjithë deputetë nga komuniteti serb janë votuar tri herë. Si kryetar kam qenë para një pozite ose të ndaloj punimet e Kuvendit ose të vazhdoj me punimet e Kuvendit me një Kryesi funksionale ku i kemi 5 nga 6, për të vazhduar punët. Unë kam thënë se Kuvendi nuk mund të mbetet jo funksional si shkak i zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve dhe para miqve ndërkombëtar që ta funksionalizoj Kuvendin. Baza ime ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit,” theksoi Basha.

“Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores, dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar, dhe ka qenë e rëndësishme që ne mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pa pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së
Next Article SKANDAL / Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?