By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gazetarit Naser Selmani i dëmtohet makina në Shkup: “Tentativë për frikësim, por nuk do të hesht”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gazetarit Naser Selmani i dëmtohet makina në Shkup: “Tentativë për frikësim, por nuk do të hesht”
Maqedoni

Gazetarit Naser Selmani i dëmtohet makina në Shkup: “Tentativë për frikësim, por nuk do të hesht”

admin
Last updated: 03/09/2025 17:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gazetari Naser Selmani ka bërë të ditur se sot në mëngjes ka zbuluar se një person i panjohur ka dëmtuar me thikë gomën e makinës së tij të parkuar para ndërtesës ku jeton në Shkup.

“Nuk i kam borxh askujt dhe nuk kam konflikt me askënd. Rastin e paraqita në polici dhe njoftova personalisht ministrin e Brendshëm, Pançe Toshkovski, nga i cili kërkova zbardhjen e autorëve dhe inspiratorëve të këtij akti kriminal”, shkroi Selmani.

Ai tha se ministri i ka premtuar se policia do të punojë për zbardhjen e rastit. Selmani theksoi se është gazetar, qytetar i zakonshëm dhe anëtar i Lëvizjes “Bota Shqiptare”, duke nënvizuar se nuk është pjesë e asnjë partie politike.

Gazetari u bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të partive shqiptare të dënojnë sulmin, të cilin e cilësoi si akt të shëmtuar kundër lirisë së fjalës.

“Nëse mendoni se me metoda kriminale mund të më frikësoni, e keni gabim. Keni zgjedhur njeriun e gabuar”, shkroi ai, duke paralajmëruar se nëse brenda dy javësh organet e hetuesisë nuk zbulojnë autorët, do të publikojë dyshimet e tij për ata që qëndrojnë pas sulmit.

Selmani tha gjithashtu se nëse institucionet nuk mbrojnë qytetarët, ai do të kërkojë mbrojtje nga organizatat ndërkombëtare, si dhe nga Shqipëria dhe Kosova, për gazetarët dhe shqiptarët e rrezikuar në Shkup.

You Might Also Like

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!

Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!

VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030

Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së

Vetëm një shqiptare në mesin e fituesve të “Unazës së Inxhinierit” në RMV

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prof. dr. Sadudin Ibraimi inaugurohet për rektor të UEJL-së
Next Article Mexhiti: E vërteta për takimin me Gruevskin nuk mund të fshihet

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Po mbytemi nga mbeturinat, qytetarët pa turp hedhin ku të munden!
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Izet Mexhiti: Në Çair po ndërtohet boulevard, premtuam punë po I realizojmë!
Maqedoni
VLEN prezanton faqen e re zyrtare dhe programin e qeverisjes 2030
Maqedoni TOP LAJM
Ministri çek: Bllokimi i Maqedonisë së Veriut dëmton edhe interesat e BE-së
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?