By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mot i paqëndrueshëm me reshje në javën e ardhshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mot i paqëndrueshëm me reshje në javën e ardhshme
Kosovë

Mot i paqëndrueshëm me reshje në javën e ardhshme

admin
Last updated: 05/10/2025 19:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjatë javës së ardhshme, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të sjellin mot të ndryshueshëm dhe reshje atmosferike.

Në zonat e ulëta parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, ndërsa në zonat malore mbi 1500 metra mbi nivelin e detit priten reshje të përziera shiu dhe bore. Këto kushte do të shoqërohen me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave dhe rritje të lagështisë në ajër.

Nga dita e enjte pritet përmirësim gradual i motit, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të temperaturave. Në fundjavë moti do të jetë më i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për aktivitete në natyrë dhe bujqësi.

Të hënën moti do të jetë kryesisht i vranët me riga shiu, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 8 deri 11 gradë.

Të martën dhe të mërkurën moti mbetet i vranët me reshje shiu, temperaturat do të sillen ndërmjet 3 dhe 7 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa gjatë ditës ndërmjet 6 dhe 11 gradë.

Të enjten moti do të jetë më i kthjellët me vranësira të herëpashershme dhe rritje të ndjeshme të temperaturave, të cilat do të shkojnë nga 1–4 gradë në mëngjes dhe deri në 16 gradë gjatë ditës.

Të premten moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri 6 gradë, ndërsa ato maksimale nga 13 deri 18 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

Parashikimi ditor për periudhën 6–10 Tetor

E Hënë (06.10.2025)
Moti: Kryesisht i vranët dhe me riga shiu

Temp. minimale: 5–7°C

Temp. maksimale: 8–11°C

Era: Veriperëndimore, e lehtë deri lokalisht e fortë

E Martë (07.10.2025)
Moti: I vranët me reshje shiu

Temp. minimale: 3–6°C

Temp. maksimale: 6–9°C

Era: Veriperëndimore, 1–5 m/s

E Mërkurë (08.10.2025)
Moti: Kryesisht i vranët me reshje shiu

Temp. minimale: 4–7°C

Temp. maksimale: 8–11°C

Era: Veriperëndimore, e lehtë dhe lokalisht e fortë

E Enjte (09.10.2025)
Moti: I vranët me intervale kohore me diell

Temp. minimale: 1–4°C

Temp. maksimale: 12–16°C

Era: Verilindore, 1–7 m/s

E Premte (10.10.2025)
Moti: Me diell dhe vranësira të shpërndara

Temp. minimale: 3–6°C

Temp. maksimale: 13–18°C

Era: Veriperëndimore, e lehtë deri mesatare

You Might Also Like

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Haxhiu: Fëmijët kanë nevojë për 365 ditë vëmendje, mbrojtje por po ashtu edhe për kujdes

Java Olimpike 2026 nis me aktivitete për fëmijë, Rama: Hapja e Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë

MINT hap thirrjet për bizneset, 40 kompani përfituese me 1 milion euro

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një autobus përfshihet nga zjarri në Duhël të Suharekës, nuk ka të lënduar
Next Article Edi Rama u konsultua me ‘l(u)araskat e Soros’ për projekt-ligjin ‘Prindi 1 dhe 2’

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?