By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Arsimi është prioritet i Qeverisë, i kemi shtuar 22 inspektorë të rinj të arsimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Arsimi është prioritet i Qeverisë, i kemi shtuar 22 inspektorë të rinj të arsimit
Kosovë

Kurti: Arsimi është prioritet i Qeverisë, i kemi shtuar 22 inspektorë të rinj të arsimit

admin
Last updated: 06/10/2025 10:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në punëtorinë njëditore të organizuar nga Inspektorati i Arsimit me temën “Praktikat e mira për inspektim efektiv”, ku ka theksuar rëndësinë që Qeveria i jep arsimit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në këtë fushë, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij para inspektorëve të arsimit, Kurti ka vlerësuar përpjekjet dhe angazhimin e tyre, duke rikujtuar sfidat me të cilat është përballur ky institucion ndër vite. Ai tha se për një periudhë të gjatë, Inspektorati ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë, një numër që, sipas tij, nuk përkon me nevojat reale të sistemit arsimor në vend.

“Jemi këtu së bashku për të vlerësuar përpjekjet për ngritjen e cilësisë në arsim edhe për të rikonfirmuar që arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj është prioritet i qeverisë tonë. Kujtojmë se për një periudhë të gjatë kohore Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me vetëm 25 inspektorë. Një numër që nuk përkon as afër me institucionet arsimore, kopshteve, çerdheve – nuk përkon me barrën që ka ky institucion. Edhe përballë këtij realiteti sfidues, me përkushtim ju keni mbajtur funksionin e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sistemit arsimor, e për këtë ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time”, theksoi Kurti.

Ai bëri të ditur se si rezultat i angazhimit të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, janë shtuar 22 inspektorë të rinj, të cilët do të forcojnë më tej praninë dhe mbështetjen në terren për institucionet arsimore në vend.

“Përpjekjet e qeverisë sonë dhe MAShT për forcimin e kapaciteteve të Inspektoratit Arsimor nuk janë ndalur asnjëherë. Si rezultat i këtij angazhimi kemi shtuar 22 inspektorë të rinj që do t’i japin sistemit tonë arsimor më shumë mbështetje dhe prani në terren”, deklaroi Kryeministri në detyrë.

Ai shtoi se investimet në arsim kanë qenë të vazhdueshme dhe të orientuara drejt përmirësimit të kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie: nga ndërtimi dhe renovimi i shkollave me infrastrukturë moderne, pajisje bashkëkohore, e deri te zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

“Të gjitha këto investime janë në favor edhe të juve si Inspektorat. Sa më i fortë të jetë themeli i sistemit arsimor, aq më e lehtë bëhet puna e inspektimit dhe aq më pak ndërhyrje do të jenë të nevojshme”, përfundoi Kurti.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sveçla për Shemë Mustafën: Guximi në mbrojtje të kufijve do të mbetet shembull frymëzues për policët
Next Article Kurti hesht kur pyetet pse nuk u prit nga Departamenti Amerikan i Shtetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?