By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, rrezikohet funksionimi i saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, rrezikohet funksionimi i saj
Maqedoni

Komuna e Gostivarit e zhytur në borxhe, rrezikohet funksionimi i saj

admin
Last updated: 06/10/2025 15:39
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 tetor – Gostivari është komuna me borxhin më të lartë në nivel shteti. Qytetarët thonë se pavarësisht e është premtuar shumë, ndër vite nuk është zvogëluar borxhi. Sipas tyre kjo ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit me administratën komunale Ekspertët thonë se në këtë rast ka dyshime për keqpërdorime dhe duhet të hetohen.

“E zhytur në borxhe deri në fyt, komuna e Gostivarit rrezikon funksionimin normal në vitet e ardhshme dhe dhënien e shërbimeve ndaj qytetarëve. Çdo banor i kësaj komune, rezulton me rreth 350 euro borxh, ndërsa fëmijët moshës nga zëro deri në 17 vjeç, do jenë me rreth 150 euro borxh. Banorët ankohen se me akumulimin e gjithë këtij borxhi, duhej të paktën të ishin përmirësuar shërbimet ndaj tyre”, raporton Bashkim Sulejmani, Gazetar.

“Të jetë normale kjo s’është aspak. Unë nuk i kuptoj këto punë si janë, nuk jam i njoftuar, por asgjë s`ka përmirësuar, gjithçka njëjtë është siç ka qenë ashtu është. As pastërti as shërbime asgjë. Unë jetoj tej ndërtesat rreth lumit, katastrofë është shihni kontejnerët ku jetoj si janë”, tha një banor.

“Shumë pak janë përmirësuar gjërat, se di në të ardhmen si do jetë. Lavdërohen shumë tregohen shumë që do bëjnë diçka por kot, nuk besoj. Shumë pak kanë përmirësuar, por jo sa duhet dhe sa lavdërohen dhe thonë që punojnë”, u shpreh një tjetër banor.

“Po kur ka pasur më pak borxh komuna jonë. Gjithnjë ka qenë kështu, secili që ka ardhur ka pas borxhe. Më shumë flasin se sa punojnë. Këtu diçka lëvizet tek ne”, theksoi një banor i Gostivarit.

Juristët paralajmërojnë se keqpërdorimi i financave publike dhe shpërdorimi me detyrën zyrtare janë dy vepra për të cilat patjetër duhet të ketë përgjegjësi.

“Këto dy vepra penale që përmendëm janë të ndërlidhura mes vete dhe prokuroria nëse bën një procedim për abuzim me financa publike, me automatizëm në të njëjtën akt akuzë duhet të jetë edhe akuza e shpërdorimit të detyrës, sepse janë të ndërlidhura njëra me tjetrën”, deklaroi Sejfulla Osmani, jurist.

Në nivel të shtetit, komuna e Gostivarit është lider me zhytjen në borxhe, edhe atë në vlerë prej 11.2 milion euro. /Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vdekja e shtetasit të Maqedonisë në Lubjanë, MPJ me njoftim
Next Article Raporti i OSBE-së: Në zgjedhjet lokale në RMV, dominojnë identiteti kombëtar dhe përfaqësimi etnik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?