By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”
MaqedoniTOP LAJM

Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”

admin
Last updated: 07/10/2025 21:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 tetor – Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”, të cilat po ballafaqohen me probleme financiare vite me radhë.

Qëllimi i ndarjes së mjeteve ka të bëj me përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave të mbrojtura, ndërsa bazuar në kërkesat e dorëzuara nga të dy institucionet, Qeveria vendosi që me ribalancin e buxhetit për vitin 2025 të ndan 10 milion denarë për ndërmarrjen publike “Malin Sharr” dhe12.6 milion denarë për Ndërmarrjen publike “Pelister”, në formë subvencionesh kapitale për ndërmarrjet publike.

Këto fonde do të përdoren për mbështetje të obligimeve të papaguara ndaj të punësuarve dhe realizuesve të projekteve në këto dy parqe, sigurim të pajisjeve moderne për prognozë të përkohshme dhe monitorim të rreziqeve nga zjarret pyjore dhe përmbytjet si dhe implementimin e teknikave inovative për mbrojtjen dhe gatishmërinë e qytetarëve në kuadër të projektit PREVENT nga programi IPA 2.

Me këtë mbështetje financiare, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor synon të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm të parqeve nacionale, të nxisë zhvillimin e eko-turizmit dhe të përmirësojë mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit në këto zona me rëndësi të veçantë kombëtare.

Parqet kombëtare kanë rëndësi të veçantë për shtetin, pasi ato zhvillojnë aktivitete për mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e ekoturizmit, ndërsa janë destinacionet më të rëndësishme turistike, ku realizohen projekte për përmirësimin e infrastrukturës, edukimin mjedisor dhe promovimin e trashëgimisë natyrore.

You Might Also Like

Albi Qamili në Kalabri: Arbëreshët ruajtën gjuhën dhe kulturën shqiptare ndër shekuj

Rugët plot me vetura të vjetra/ Mbi 87% janë më të vjetra se 10 vjet

Editorial / E gjithë bota ndalon rrjetet sociale për fëmijë, vetëm ne ende flejmë gjumë!

Shasivari: Digjitalizimi dhe siguria e TI-së bazë për një drejtësi më efikase dhe moderne

28 vjet nga rënia e Beqir Limanit, Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i gjallë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haraçina nuk harron, Daut Beqiri takon vëllain e dëshmorit Remzi Xhaferi
Next Article Ibrahimi në Vrapçisht: BDI-ja opozitare nuk mund të matet me të arriturat e VLEN-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gjermania ul taksat për karburantet me 17cent/litër
Bota
Zgjedhjet në Rusi nën akuza për manipulime!
Bota
Të rinjtë po përdorin barna në vend të alkoolit! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet
Kosovë
Ministrja Pacolli kërkon mbështetje nga KE-ja për projektet mjedisore
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?