By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera
Shqipëri

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

admin
Last updated: 10/10/2025 14:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pezulluar çdo veprimtari në lidhje me procesin zgjedhor në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet në kryeqytet.

Celibashi theksoi se vijon përgatitja për pesë bashkitë e tjera për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më datën 9 nëntor.

“Çdo veprim i KQZ-së, i çdo lloj natyre apo angazhimi tjetër që lidhet me përgatitjen e zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës, është pezulluar që ditën e djeshme më datën 9 tetor. Është e sigurt se do të zhvillohen zgjedhjet për 5 bashkitë e tjera përjashto Tiranën, pra në Vlorë, Cërrik, Mat, Berat dhe Tepelenë”, tha Celibashi.

“Gjykata Kushtetuese ka pezulluar efektet për atë pjesë të dekretit të presidentit. Është sikur ai dekret të mos ekzistojë. Do të ishim në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor nëse KQZ do të vazhdonte me procesin përgatitor të zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës”, tha kryekomisioneri.

“KQZ nuk mund të kryejë asnjë lloj veprimi që lidhet me procesin zgjedhor në bashkinë e Tiranës. Do të vendosë Gjykata Kushtetuese, mbi këtë çështje dhe pastaj do të shohim për më tej, por kjo është e sigurt, KQZ nuk është duke zhvilluar asnjë veprimtari që lidhet me përgatitjen e procesit zgjedhor për bashkinë e Tiranës për datën 9 nëntor”, u shpreh Celibashi.

Celibashi nënvizoi më tej se “zgjedhjet nuk mund të zhvillohet më parë se 30 ditë nga momenti kur është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment. Periudha minimale për të përgatitur procesin zgjedhor në rastin e zgjedhjeve të pjesshme do të jetë 30 ditë nga momenti i njoftimit të vakancës”.

Celibashi u shpreh se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të vijuar më tej duke shpjeguar etapat që duhen kryer për mbajtjen e zgjedhjeve.

Sipas Celibashit, cilindo vendim të marrë Kushtetuesja, zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 nëntor në kryeqytet është thuajse i pamundur.

“Kur vijmë te kandidatët, kemi rastin e kandidatëve të pavarur do të duhet të regjistrohen nëpërmjet një procesi që jo vetëm kërkon kohë e ditë, por përmban edhe disa të drejta që nuk ua mohon atyre. Duhet të paraqesin nismëtarë, interesin për zgjedhjet, duhet që KQZ ta pajisë me formularët për mbledhjen e nënshkrimeve dhe këtë formular për Tiranën nuk mund ta vendosim tani në dispozicion se është e pezulluar.  Kështu që janë disa veprime juridike të obliguara për t’u kryer si nga KQZ. Kështu që mendoj se do të ishte më me dobi që ta themi që zhvillimi i procesit zgjedhor në datën 9 është thuajse i pamundur”, tha Celibashi.

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje dekretin e Presidentit të Republikës për shpalljen e datës së zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës.

Gjykata Kushtetuese njoftoi se “vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”.
Presidenti Begaj dekretoi 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën kryebashkiaku i së cilës u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave. 

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve
Next Article Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?