By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Kushtetuese e RMV-së dhe e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Kushtetuese e RMV-së dhe e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
MaqedoniTOP LAJM

Gjykata Kushtetuese e RMV-së dhe e Kosovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

admin
Last updated: 10/10/2025 16:01
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 tetor – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ndërsjellë në fusha me interes të përbashkët.

Siç njoftojnë nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, ky memorandum vendos bazat për thellimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit mes gjykatave kushtetuese të të dyja vendeve.

Memorandumi u nënshkrua nga kryetarët e dy gjykatave, Darko Kostadinovski dhe Nexhmi Rexhepi, dhe është rezultat i komunikimit konstruktiv dhe të suksesshëm deri më tani. Qëllimi i tij është të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e praktikës gjyqësore dhe vendimeve të marra.

“Në kuadër të bashkëpunimit parashikohet organizimi i konferencave shkencore të përbashkëta, seminareve dhe trajnimeve profesionale, si dhe shkëmbimi i përvojave, praktikave gjyqësore, rezultateve hulumtuese dhe literaturës relevante. Kjo krijon një platformë për mbështetje të ndërsjellë dhe shkëmbim të praktikave të mira në fushën e gjyqësorit kushtetues”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese.

Memorandumi i nënshkruar hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm për pesë vjet, me mundësi për vazhdim pas skadimit të kësaj periudhe.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani: Bashkim po, por vetëm për çështjet strategjike, jo për heqjen e Balancuesit, gjuhës dhe Marrëveshjes së Ohrit
Next Article Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?