By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën
MaqedoniTOP LAJM

AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën

admin
Last updated: 25/10/2025 10:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 25 tetor – Kandidati i VLEN për kryetar të Bërvenicës, Haqim Ramadani që kaloi në raundin e parë zgjedhor bashkë me kundërkandidatin e tijEnver Pajaziti nga AKI janë bashkuar në një qëllim të përbashkët – të sigurojnë fitoren në komunën e Bërvenicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, përcjell INA.

Pajaziti nuk arriti të kaloj në balotazh, por kryetari aktual i komunës nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Jovica Ilievski, i cili garon për mandat të ri. Por mobilizimi i koalicioneve shqiptare ka bërë që më 2 nëntor të rikthehet kjo komunë.

Ramadani së bashku me Pajazitin dhe aktivistë të të dyja koalicioneve kanë udhëtuar bashkërisht në Gjermani, Austri dhe Zvicër, ku po takohen me mërgimtarët nga Bërvenica për të mobilizuar diasporën që të marrë pjesë në votimet e 2 nëntorit.

“U dakorduam se vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtar dhe se më 2 nëntor do ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë e banorëve të Komunës së Bërvenicës – kudo që ndodhemi!Çdo votë ka rëndësi! Vetëm nëse bëhemi bashkë, fitorja është e garantuar!”, ka shkruar Ramadani.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Bërvenicë do të mbahet më 2 nëntor, ku kandidati i VLEN-it, Haqim Ramadani, do të përballet me kryetarin aktual të komunës, Jovica Ilievski nga VMRO-DPMNE.

Komuna e Bërvenicës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut, në rajonin e Pollogut, afër qytetit të Tetovës. Ajo përfshin disa fshatra dhe njihet si një zonë bujqësore dhe emigracioni, ku një pjesë e madhe e banorëve jetojnë e punojnë jashtë vendit, kryesisht në Evropën Perëndimore. Sipas regjistrimit të vitit 2021, komuna ka 13.645 banorë, nga të cilët rreth 54% janë shqiptarë dhe 42% maqedonas.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Perandoria” mediatike nga Velesi në Florida
Next Article VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?