By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!
Maqedoni

VLEN: Me fjalorin e tij, Ali Ahmeti ia vuri drynin AKI-së!

admin
Last updated: 25/10/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 tetor – “Të tronditur, por jo të habitur, dëgjuam sërish Ali Ahmetin duke shpërthyer me fjalor banal, ofendues e të padenjë për një njeri që dikur pretendonte të përfaqësonte shqiptarët. Nga “zagarët” e deri te “Gazimestani”, ky fjalor i turpshëm është dëshmia më e qartë e humbjes së kontrollit, e panikut dhe e përfundimit politik të një njeriu që për 20 vjet e trajtoi popullin e vet si pronë private.

Ahmeti sot nuk flet më si lider politik, por si dikush që po fundoset në gjuhën e vet të urrejtjes. Kur një njeri që ka udhëhequr për dy dekada e quan popullin e vet “Gazimestan” dhe i ofendon me “700 mijë nana”, atëherë çdo shqiptar e kupton se ky njeri nuk përfaqëson më askënd, përveç vetes dhe rrethit të tij të privilegjuar.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, si ata që votuan për VLEN, ashtu edhe ata që votuan për AKI, nuk janë “Gazimestan”, por janë komb krenar, që të dielën e kaluar, më 19 tetor, dëshmoi pjekuri të lartë demokratike dhe foli me vendosmëri për ndryshim.
Ne e respektojmë çdo votë dhe çdo qytetar që mori pjesë në këtë proces historik, sepse më 19 tetor populli shqiptar u çlirua nga frika, presioni dhe shantazhi politik.

Ndërsa më 2 nëntor, do të festojmë bashkë dhe në çdo cep sepse shqiptarët do të fitojnë pothuajse në të gjitha komunat shqiptare.
Kjo fitore nuk është vetëm e VLEN-it, por e gjithë atyre që refuzuan të jetojnë më nën poshtërimin politik e moral të një strukture që ka humbur çdo busull.

Ali Ahmeti mund të vazhdojë me ofendime, por historia tashmë është shkruar: Populli foli dhe e dërgoi atë drejt humnerës politike.
VLEN për dinjitet, për respekt, për një të ardhme që bashkon e jo që fyen.”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article AKI i bashkohet VLEN-it për të fituar Bërvenicën
Next Article Fatmir Limani: 11 arsyet e tjetërlloj raundit të dytë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?