By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim
Kosovë

Fillojnë afatet për aplikim online të subjekteve politike për certifikim

admin
Last updated: 24/11/2025 11:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ka filluar afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se afati do të përfundojë me 30 nëntor.

Kjo periudhë do të zhvillohet në dy afate të ndryshme:

I.    Afati për aplikim të subjekteve politike për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 30 nëntor 2025; dhe

II.   Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve të subjekteve politike, i cili ka filluar më 24 nëntor, do të përfundojë më 7 dhjetor 2025.

Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike, e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin e tyre.

Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (koalicionet, iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

Si bëhet aplikimi?

Hapi i parë: Përfaqësuesi i autorizuar i subjektit politik (koalicionit, iniciativës qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojë online të dhënat që kërkohen në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Partive politike të regjistruara dhe koalicioneve, u janë krijuar dhe dërguar ‘userët’ dhe prej tyre nuk kërkohet të ndjekin këtë hap.

Hapi i dytë: Pas aplikimit, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) do të shqyrtojë dhe do të miratojë ose jo aplikimin fillestar. Pas vërtetimit të aplikimit, ZRCKFSP, do t’i përcjellë përmes e-mailit përfaqësuesit të autorizuar kredencialet për t’u qasur në platformën online dhe për të paraqitur aplikimin.

Informacione shtesë:  Për më shumë informacione, dokumentacionin dhe kushtet që kërkohen të plotësohen, mund të kontatoni Zyrën përmes e-mailit zyra.kqz@kqz-ks.org apo përmes telefonit +383 38 200 81 010, i qasshëm nga ora 08:00 deri në orën 16:00.

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata e Koçanit e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë, inspektorët e DAP-it mbeten në arrest shtëpiak
Next Article Sala: Tre skema të mbështetjes sociale, financim nga buxheti 2026

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?