By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

admin
Last updated: 08/10/2026 21:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor argument.mk/ – “Nuk u tha në atë kuptim. Por u tha se disi duket sikur ende qëndrojmë në një vend dhe nuk i’a dalim ta lëvizim përpara procesin të gjithë së bashku, ndërsa qëllimi ynë i përbashkët është që një ditë të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim u tha kjo. Përndryshe, biseda jonë ishte një bisedë përmbajtësore, miqësore, që e zhvillojnë dy miq”, tha Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, lidhur me vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Televizionin Alsat-M.

“Unë nuk jam i kënaqur me dinamikën e procesit, sepse sa u përket ndryshimeve kushtetuese, qëndrimin tonë si Qeveri e dini, ai është i qartë. Qëllimi ynë është, në thelb, të gjejmë një mënyrë për ta lëvizur procesin përpara. Ndërkohë, u shfaq ky dokument i publikuar nga Komisioni Evropian, për të cilin mund të them se është inkurajues, por ky dokument, në fund të fundit, duhet të miratohet nga Këshilli Evropian”, tha Mickoski.

I pyetur për atë se, pavarësisht gjithçkaje, kushti për ndryshimet kushtetuese mbetet, Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin.

“Ne kurrë nuk kemi thënë se ky kusht nuk mbetet. Për fat të keq, qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së pranoi diçka që është pjesë e këtij procesi.

Por ajo që ishte qëllimi ynë që nga fillimi i Qeverisë, nëse i lëmë mënjanë ato budallallëqe që i thotë udhëheqja aktuale e LSDM-së dhe BDI-së, se kemi premtuar, pastaj kemi gënjyer e kështu me radhë, nëse i lëmë mënjanë ato budallallëqe dhe flasim për politikë reale, atëherë qëllimi ynë ishte të gjenim një mënyrë se si ta vëmë në lëvizje atë proces dhe njëkohësisht të arrijmë ta ruajmë dinjitetin, i cili, do të pajtoheni me mua, me pranimin e këtij kushti ishte jo vetëm i shkatërruar, por i varrosur, nëse kemi parasysh se para këtij pranimi parapriu edhe një poshtërim tjetër, e ai ishte ndryshimi i emrit kushtetues”, është decid Mickoski.

You Might Also Like

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Në Apel mungojnë 16 gjyqtarë dhe 25 gjyqtarë-porotë, alarmon ushtruesi i detyrës së kryetarit

Prokurori Pelivanov, kandidat për kreun e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion: Unë jam zgjedhja e duhur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Next Article Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni
Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?