By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Përurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë
Kosovë

Përurohet pllaka përkujtimore në nderim të viktimave të 3-4 shkurtit të vitit 2000 në Mitrovicë

admin
Last updated: 04/02/2026 12:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Mitrovicë është vendosur një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave të natës së tmerrit, që ndodhi 26 vjet më parë, në mes të 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se vendosja e kësaj pllake ka për qëllim që të mos harrohet sakrifica dhe gjaku i derdhur i qytetarëve edhe pas çlirimit të Kosovës dhe në kohën kur në vend ishte i pranishëm KFOR-i.

Në prani të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal, Peci tha se kanë vendosur ta shënojnë këtë datë të rëndë historike, gjatë së cilës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë dhe rreth 12 mijë shqiptarë të pjesës veriore të Mitrovicës u dëbuan dhunshëm nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pasuesit e tij.

“Ne sot, në pjesën e urës së re për këmbësorë, e cila kontribuon në paqe, stabilitet dhe lëvizje më të lirë në Mitrovicë, duam të përcjellim një mesazh të qartë: se normaliteti dhe liria në veri të Kosovës, fatkeqësisht, janë paguar me jetën e qytetarëve civilë të pafajshëm, përfshirë pleq dhe fëmijë”, ka deklaruar Peci.

You Might Also Like

Halil Matoshi kritikon Avdullah Hotin: Kandidat më të mirë se Bekim Sejdiun nuk gjeni

Kandidatura e Bekim Sejdiut për president, konsensus i brishtë mes LVV-së dhe LDK-së

Konjufca takohet me ministrin e Palaut, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Katër raste të reja me fruth në Kosovë, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dënimet e “Safe City” nuk ndalen: 650 shkelje për 24 orë, qindra shoferë kapen në tejkalim shpejtësie
Next Article Policia turke kap edhe 3 ton “Ariel” të falsifikuar të destinuar për në Tetovë!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?