By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës, thotë Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës, thotë Mickoski
MaqedoniTOP LAJM

Prokurori i ri shtetëror publik i cili duhet të zgjidhet së shpejti duhet të jetë mbrojtës i së drejtës, thotë Mickoski

admin
Last updated: 04/02/2026 12:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt  – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që prokurori i ri shtetëror publik, i cili duhet të zgjidhet së shpejti, të jetë mbrojtës i së drejtës dhe drejtësisë, si dhe të gjitha lëndët të cilët u ruajtën në sirtarë t’i hetojë dhe nëse nuk ka dëshmi t’i mbyllë, ndërsa nëse ka të formojë lëndë dhe t’i dorëzojë në gjykatë. 

“Gjëja e parë që duhet të bëjë është të nxjerrë të gjitha dokumentet dhe rastet që mbaheshin në sirtarë dhe t’i hetojë. Kur nuk ka vepra dhe dëshmi, t’i mbyllë, dhe ku ka vepra dhe dëshmi, të formojë lëndë dhe t’ia dorëzojë gjykatës. Pastaj gjykata duhet të vendosë nëse do të fillojë apo jo procedura ligjore. Pres që ai të jetë mbrojtës i drejtësisë, të jetë gjenerator i drejtësisë”, tha Mickoski në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pasi vendosi lule në varrin e Goce Dellçevit me rastin e 154-vjetorit të lindjes së tij.

Qeveria dje në mbledhje solli konkluzion në lidhje me pesë kandidatët për prokuror publik dhe në përputhje me dispozitat ligjore do t’i dorëzojë në Këshillin e Prokurorëve Publikë. 

Kuvendi e informoi Qeverinë për përfundimin e konkursit për prokuror publik. E dorëzoi listën me pesë kandidatët. Qeveria miratoi konkluzion në përputhje me dispozitat ligjore që i ka në dispozicion, t’ia paraqesë ato Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili ka afat prej 15 ditësh për t’iu përgjigjur Qeverisë, përkatësisht për të dërguar mendim.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave formale ligjore, do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve Publikë në ditët në vijim.

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit nuk i zbuluan emrat e kandidatëve, por siç konfirmuan vetë disa nga aplikantët, ata janë u.d. prokurorja publike shtetërore Anita Topolova-Isajlovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjykatësi nga Gjykata Penale, Nenad Savevski, ish kryetari i Gjykatës Penale, Vladimir Pançevski dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidia Raiçeviq.

Në vend të Lupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, u emërua prokurorja Topolova-Isajlovska si u.d. prokurore publike shtetërore, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund ta mbajë këtë pozicion për më shumë se gjashtë muaj.

Procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit filloi me shpalljen e publikuar nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me afat për aplikime prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune të pandërprerë si prokurorë publikë ose gjykatës në fushën e së drejtës penale

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat e pranuara ridërgohen në Qeveri. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të sqaruara në afat prej 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjë nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozim dhe i propozon Kuvendit shpalljen e konkursit të ri. Me 61 vota të deputetëve do të duhet të zgjidhet prokurori i ri shtetëror publi

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Policia turke kap edhe 3 ton “Ariel” të falsifikuar të destinuar për në Tetovë!
Next Article Mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë deri të shtunën, nga e diela ftohtë dhe borë në male

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?