By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani sërish në fokusin e kritikave nga gazetari i FAZ-it: Po shfaqet si “kandidatja e Trumpit” për të siguruar mandatin e dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Osmani sërish në fokusin e kritikave nga gazetari i FAZ-it: Po shfaqet si “kandidatja e Trumpit” për të siguruar mandatin e dytë
Kosovë

Osmani sërish në fokusin e kritikave nga gazetari i FAZ-it: Po shfaqet si “kandidatja e Trumpit” për të siguruar mandatin e dytë

admin
Last updated: 04/02/2026 13:12
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Një debat mediatik i ashpër është ndezur pas deklaratave të gazetarit të njohur gjerman Michael Martens, i cili në disa komente publike ofendoi rëndë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që kanë shkaktuar reagime të fuqishme në Prishtinë.

Martens, gazetar i gazetës prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), i është referuar një sërë ngjarjesh diplomatike të fundit që lidhen me Osmani, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj në forume ndërkombëtare dhe lidhjet me presidentin amerikan Donald Trump.

Së fundmi gazetari ka shkruar një artikull të gjatë që ka publikuar në numrin e të mërkurës në gazetën gjermane FAZ.

Martens ka ndarë në rrjetin “X” disa nga pjesët që përmban artikulli i tij në FAZ.

Ai rikujton një intervistë të Osmanit nga viti 2019, ku ajo shprehej se synimi i saj ishte që “asnjë vajzë dhe asnjë grua në Kosovë të mos besojë më se është inferiore” dhe se gratë do ta dinin “se nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjnë”.

Shtatë vjet më vonë, shkruan Martens, mesazhi që Osmani po lë pas është se ajo “nuk është aspak inferiore ndaj kolegëve meshkuj kur bëhet fjalë për vënien e ambicies personale mbi dinjitetin dhe interesin e një shteti të tërë”.

Sipas autorit, presidentja ka vepruar pa u koordinuar me kryeministrin Albin Kurti për të siguruar pranimin e Kosovës si anëtare themeluese në të ashtuquajturin “Bordi për Paqe” të Donald Trump dhe se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ai që ia siguroi Osmanit hyrjen tek Trumpi.

Tutje Martines citon një intervistë të Osmanit për BBC-në, ku sipas tij ajo e justifikoi afrimin me Trump duke theksuar rolin historik të SHBA-së.

“Në një intervistë për BBC-në, zonja Osmani e shpjegoi sfondin e këtij veprimi të pavarur në Davos duke i kujtuar publikut kohën kur Kosova ishte ende nën okupimin serb. Shqiptarët në atë kohë, tha ajo, nuk merrnin asgjë nga Kombet e Bashkuara përveç fjalëve: Ajo që dëgjonim në atë kohë ishin rezoluta të Asamblesë së OKB-së – ishin letra, ishin fjalë, por zero veprim. Derisa SHBA-të erdhën dhe mobilizuan botën për të na ardhur në ndihmë”, shkruan Martines, transmeton Telegrafi.

Martens kritikon edhe rolin e bashkëshortit të presidentes, Prindon Sadriu, i cili sugjeroi publikisht që ish-“Grand Hotel” në Prishtinë të shndërrohej në një “Trump Hotel”, si dhe vendimin e Osmanit për të organizuar një pritje presidenciale për premierën e filmit biografik “Melania” kushtuar bashkëshortes së Trumpit.

Më 4 mars është afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedhë presidentin.

Gazetari i FAZ ka thënë se këto veprime lidhen drejtpërdrejt me faktin se mandati presidencial i Osmanit përfundon në mars dhe ajo aktualisht nuk ka mbështetjen e nevojshme në Kuvend për një mandat të dytë.

Strategjia e saj, shkruan Martens, është të paraqitet si “kandidatja e Trumpit”, duke ushtruar presion indirekt ndaj deputetëve.

Ajo (Osmani), shkruan autori i artikullit në FAZ i përdor lidhjet e saj të supozuara me rrethin e Donald Trumpit si mjet presioni ndaj deputetëve që e zgjedhin presidentin, duke dërguar mesazhin e nënkuptuar: “Nëse nuk më rizgjidhni presidente, do të keni probleme me Shtetet e Bashkuara.”

Martines shkruan se Osmani prej vitesh ka dështuar të krijojë miq, duke përmendur se shumë bashkëpunëtorë të afërt, si ish-shefi i kabinetit të saj Blerim Vela, nuk qëndruan gjatë pranë saj.

Gazetari gjerman shkruan se ideja që afërsia me Uashingtonin mund të garantojë automatikisht sukses politik në Kosovë mund të ketë funksionuar më parë, por realiteti ka ndryshuar.

Megjithëse Kosova mbetet jashtëzakonisht pro-amerikane, mbështetja për SHBA-të nuk është më e pakushtëzuar.

“Kosovarët e dallojnë qartë ndryshimin mes Amerikës së Clintonit dhe Bushit dhe asaj të Donald Trumpit. Në këtë kontekst, përpjekja e Vjosa Osmanit për ta siguruar rizgjedhjen duke u identifikuar si “kandidatja e Trumpit” paraqet një strategji të pasigurt, ndërsa opsione të tjera politike mund të rezultojnë më të qëndrueshme”, ka shkruar ai. 

You Might Also Like

Ish-kryediplomati Vlahovic: Mali i i Zi t’i kërkojë falje Kosovës për rrenat idioteske të Radunovic

Konjufca i përgjigjet Gjuriçit në OKB: Kosova është shtet sovran

​Kurti takim me sekretaren e Jashtme britanike: Për marrëveshje me Serbinë me njohje të ndërsjellë

Konjufca në OKB: Serbia po pengon normalizimin, duhet të përballet me realitetin dhe ta njohë Kosovën

Bajrami: Është absurde ajo që po ndodh me çmimet e naftës në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bastisje në Shkup, sekuestrohen armë dhe drogë – ndalohet një person
Next Article Skandal tronditës: 80 përqind e vajzave të mitura viktima të rrjetit të Epstein dyshohet se vinin nga Ballkani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?