By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Policia sekuestron 7 kg marihuanë në Merdare, arrestohet një person
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Policia sekuestron 7 kg marihuanë në Merdare, arrestohet një person
Kronika

Policia sekuestron 7 kg marihuanë në Merdare, arrestohet një person

admin
Last updated: 09/02/2026 14:22
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka sekuestruar rreth 7 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar.

Në një aksion të zhvilluar në pikën kufitare në Merdare, Policia ka ndaluar një veturë me targa të huaja, e drejtuar nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur dhe konfiskuar 7 kg marihuanë, me vlerë tregu rreth 35,000 euro.

Pas këtij aksioni, në koordinim me Prokurorinë Themelore – Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është kryer edhe kontroll i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren. Gjatë kontrollit janë sekuestruar prova shtesë që lidhen me rastin, përfshirë: 7 kg marihuanë të ndarë në 24 paketime, 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale dhe prova tjera materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë. Hetimet në lidhje me këtë rast vazhdojnë.

You Might Also Like

88-vjeçari nga Struga mashtrohet për 300 mijë denarë – i premtuan shpërblim, por i lanë një çantë bosh

Gendet një trup i pajetë në kanal

Përleshje në ‘Qendër’ të Shkupit, policia arreston 14 persona – 6 prej tyre të mitur

Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës

Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shfaqen së bashku për herë të parë në Super Bowl
Next Article Dikush pagoi mbi 300,000 dollarë për një Mercedes CL të vitit 2005

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?