By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vendim i çuditshëm e aspak i pritshëm, çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të Lëvizjes Besa?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Vendim i çuditshëm e aspak i pritshëm, çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të Lëvizjes Besa?
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Vendim i çuditshëm e aspak i pritshëm, çfarë do të ndodhë pas Kuvendit të Lëvizjes Besa?

admin
Last updated: 13/02/2026 11:00
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shkurt – Mbrëmë e gjithë vëmendja e opinionit publik dhe fokusi mediatik qëndruan në Tetovë në selinë e Lëvizjes Besa. Pasi kreu i kësaj partie paralajmëroi Kuvendin e partisë nga ku tha që do të jepet llogari për punën e funksionarëve të Besës në qeveri. Në këtë kontekst u krijuan dilema të shumta që në Kuvend do të shkarkohet, Fatmir Limani, i cili tha se mezi e pret një guxim të tillë. Por, nuk ndodhi asnjëra prej dilemave ndodhi diçka e papritur dhe pamenduar nga askush, u shkarkua kryesia e partisë, shkruan Zhurnal.

Çfarë ndodhi mbrëmë në Lëvizjen Besa?

Vendimi i Kuvendit Qendror të Lëvizjes Besa për të shkarkuar kryesinë e partisë është ndër ato lëvizje politike që edhe kur paralajmërohen në mënyrë të tërthortë sërish arrijnë të befasojnë. Jo vetëm për peshën simbolike që mbart një akt i tillë brenda një subjekti politik, por edhe për faktin se ai hap një kapitull krejt të ri në raport me projektin më të madh shndërrimin e VLEN-it në një strukturë të vetme politike.

Në pamje të parë, ky vendim mund të lexohet si një hap teknik, i diktuar nga moratoriumi i aktiviteteve partiake që është dakorduar mes partnerëve të VLEN-it. Por në thelb ai është shumë më tepër është një zhveshje nga sovraniteti klasik partiak dhe një sinjal se procesi i bashkimit nuk po trajtohet më si retorikë parazgjedhore, por si një realitet organizativ që kërkon sakrifica konkrete.

Tani e bëri këtë Kasami nga zori se nuk pati opsion tjetër apo nga strategjia e mirë menduar do të kuptohet ditëve në vijim. 

Megjithatë, shkarkimi i kryesisë krijon një vakum të qëllimshëm. Në politikë vakumet rrallë janë aksidentale ato prodhohen për të hapur hapësirë për konfigurime të reja. Pyetja që shtrohet tani është kush dhe si do ta mbushë këtë hapësirë në subjektin e ardhshëm të përbashkët?

Autorizimi që Kuvendi i dha Bilall Kasamit për të vazhduar bisedimet është po ashtu një element kyç. Ai e konsolidon pozitën e tij si negociatori kryesor dhe bartësi i përgjegjësisë politike për mënyrën se si do të dizajnohet VLEN-i i ri. Nëse procesi rezulton i suksesshëm, meritat do t’i atribuohen lidershipit të tij nëse has në pengesa apo pakënaqësi të brendshme, fatura politike po ashtu do të bie mbi supet e tij. 

Këtu nis dimensioni më i ndjeshëm i zhvillimeve të ardhshme. Bashkimet politike, sidomos mes subjekteve që kanë identitete, struktura dhe ambicie të ndërtuara ndër vite, nuk janë kurrë procese të thjeshta. Ato prodhojnë fitues dhe humbës, rishpërndajnë pushtet ndikim dhe sigurisht edhe role. Në këtë kuptim, vendimi i Besës është një mesazh gatishmërie për kompromis, por jo garanci se kompromisi do të jetë i lehtë për të gjithë.

Një tjetër element që e bën situatën më komplekse është diskutimi për performancën e funksionarëve në Qeveri. Konstatimi se Besa ka kapacitet për më shumë punë është një kritikë e matur, por njëkohësisht paralajmërim se rikonstruimi i ardhshëm mund të prekë emra konkretë. Nëse bashkimi i VLEN-it ecën paralelisht me rifreskimin e përfaqësimit qeveritar, atëherë kemi të bëjmë me një riformatim të dyfishtë partiak dhe institucional.

Në planin elektoral, pritjet janë të mëdha. Elektorati që ka votuar për VLEN-in pret unitet, efikasitet dhe rezultate më të prekshme. Çdo zvarritje, çdo grindje për pozicione apo çdo perceptim se bashkimi po bëhet për interesa të ngushta mund ta dëmtojë seriozisht kredibilitetin e këtij koalicioni. 

Prandaj, pas këtij Kuvendi, topi kalon nga vendimet dramatike te aftësia për menaxhim të procesit. Sa më transparent të jetë rrugëtimi drejt subjektit të vetëm sa më i përfshirë të ndihet anëtarësia dhe votuesi aq më e qëndrueshme do të jetë partia e ardhshme politike nëse do të ndodhë që të krijohet.

Kujtojmë që, ajo që sot duket si një vendim i çuditshëm nesër mund të rezultojë si momenti themelues i një realiteti të ri në kampin politik shqiptar. Por kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë në javët dhe muajt që vijnë nga mençuria për të bashkuar ambiciet, për të disiplinuar egot dhe për ta kthyer premtimin e unitetit në funksionim real. Vetëm atëherë do të dihet nëse sakrifica e bërë në Kuvend ishte një hap i guximshëm përpara, apo thjesht një vendim prej zori duke mos pasur mundësi e guxim për të marr vendime të tjera. argument.mk/

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari i Antikorrupsionit: 35 ish-kryetarë dhe 19 kryetarë të rinj të komunave nuk kanë dorëzuar deklarata për pasurinë
Next Article Ankand për automjetet e sekuestruara në Maqedoni: Porsche, Audi dhe Mercedes në shitje elektronike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?