By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi ATO për shkak të mungesës së kuadrit dhe ekspertëve teknikë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi ATO për shkak të mungesës së kuadrit dhe ekspertëve teknikë
Maqedoni

Komisioni për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi ATO për shkak të mungesës së kuadrit dhe ekspertëve teknikë

admin
Last updated: 25/02/2026 15:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 25 shkurt – Komisioni kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve në vitin 2025 nuk ka zbatuar mbikëqyrje mbi organet e autorizuara, as mbi operatorët dhe Agjencinë Teknike – Operative (ATO), tregon raporti vjetor për vitin 2025, të cilin e miratuan sot anëtarët e Komisionit dhe e dërguan në Kuvend.

Komisioni, gjatë vitit të kaluar ka mbajtur katër mbledhje, por, sipas raportit, për shkak të përbërjes së pakompletuar dhe mungesës së ekspertëve teknikë të angazhuar, nuk ka pasur në dispozicion mundësi teknike të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve. 

Në raport theksohet se Komisioni në vitin 2025 ka mbajtur katër. Në mbledhje ishin shqyrtuar raporte vjetore, plane financiare dhe materiale në lidhje me punën e ATO dhe të Prokurorisë Publike, por nuk ishte kryer mbikëqyrje mbi ATO, edhe pse kjo është një nga kompetencat kyçe ligjore të Komisionit. 

Raporti shpjegon se Komisioni nuk kreu mbikëqyrje sepse përbërja e tij ishte e paplotësuar dhe vazhdimisht i mungonin ekspertë teknikë. Në thirrjen publike për angazhimin e dy ekspertëve, aplikoi vetëm një kandidat, i cili nuk i plotësonte kriteret e përzgjedhjes. Për shkak të kësaj, Komisioni nuk kishte mbështetje teknike për të analizuar dokumentacionin, për të kontrolluar sistemet dhe për të kryer inspektime në terren në ATO.

Në konkluzionin e raportit, Komisioni tregon se mungesa e kuadrit dhe mbështetja teknike dukshëm e ka kufizuar kapacitetin e saj që ta kryejë mbikëqyrjen parlamentare, i cili është me rëndësi thelbësore për kontroll mbi zbatimin e masave për ndjekjen e komunikimeve dhe për mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. 

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Kurti e pret në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë
Next Article EVN Maqedoni me shpërblim si pioniere e arsimit dual
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?