By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Epstein tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit në 2019
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Epstein tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit në 2019
Bota

Epstein tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit në 2019

admin
Last updated: 27/02/2026 09:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Jeffrey Epstein u përpoq të blinte një pallat luksoz në Marok një ditë para arrestimit të tij në vitin 2019, sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së muajin e kaluar.

Sipas dosjeve, Epstein kishte ndjekur blerjen e Bin Ennakhil që nga viti 2011, por mosmarrëveshjet me shitësin mbi çmimin dhe marrëveshjen e blerjes vazhduan me vite.

Më 5 korrik 2019 ai nënshkroi një transfertë bankare prej 14.95 milionë dollarësh, si pjesë e një marrëveshjeje për të blerë për 18 milionë euro kompaninë offshore që zotëronte pronën “Bin Ennakhil”, në zonën ekskluzive Palmeraie të Marrakeshit.

Epstein tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë

Pallati madhështor në lagjen luksoze Palmeraie të Marrakeshit është përshkruar si një kryevepër arkitekturore, e ndërtuar nga 1,300 artizanë dhe me gdhendje dhe mozaikë të zbukuruar.

Sipas dokumenteve të publikuara, transferta ishte transaksioni i fundit i madh financiar i Epstein në periudhën para arrestimit të tij nga autoritetet amerikane për akuzat e trafikimit seksual pas kthimit të tij në Nju Jork.

Megjithatë, tri ditë pas arrestimit të Epstein në Nju Jork për akuza të trafikimit seksual, kontabilisti i tij Richard Kahn anuloi transfertën dhe blerja nuk u finalizua.

Epstein tentoi të blinte pallat luksoz në Marok një ditë

Maroku nuk ka traktat ekstradimi me SHBA-në, çka ka nxitur spekulime në mediat lokale se prona mund të ishte menduar si një strehë e mundshme për t’iu shmangur drejtësisë amerikane.

Një ish-bashkëpunëtor i Epstein ka deklaruar se transaksioni tregon se ai “nuk kishte dijeni” për arrestimin e afërt, ndërsa dokumentet nuk përmbajnë prova se prona ishte planifikuar si arratisje.

Lidhjet e Epstein me Marokun datojnë prej fillimit të viteve 2000. Në vitin 2002, ai mori pjesë në dasmën e mbretit Mohammed VI, i ftuar nga ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Gjithashtu, në kujtimet e saj, Virginia Giuffre ka rrëfyer se ishte dërguar në Tangier nga Epstein dhe Ghislaine Maxwell për të inspektuar dizajnin e brendshëm të një numri pronash luksoze. 

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hillary Clinton dëshmoi mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve
Next Article Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të Amerikës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?