By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbetet në fuqi ndalesa për pirjen e ujit në Strugë, turbullira është ulur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mbetet në fuqi ndalesa për pirjen e ujit në Strugë, turbullira është ulur
Maqedoni

Mbetet në fuqi ndalesa për pirjen e ujit në Strugë, turbullira është ulur

admin
Last updated: 27/02/2026 16:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Strugë, 27 shkurt – Mbetet në fuqi ndalesa për pirjen e ujit nga ujësjellësi i Strugës për shkak të turbullirës, e cila varion në pikat matëse nëpër qytet. Uji mund të përdoret vetëm për qëllime teknike, konfirmoi sot dr. Lidija Simonoska, specialiste e higjienës dhe ekologjisë shëndetësore në Qendrën për Shëndet Publik – Ohër.

Mostrat e marra sot nga disa pika matëse, sipas Simonoskës, tregojnë turbullirë nga 0,62 deri në 1,73, kurse vlerat e lejuara janë 1,5 turbullirë.

“Turbullira është ulur. Mostrat e marra nga tre pika matëse janë tashmë normale. Megjithatë, do të kontrollojmë edhe javën tjetër. Derisa të merren tre mostra radhazi në të gjithë qytetin ku nuk ka ndryshime në turbullirë, nuk do të jap rekomandim për pirjen e ujit. Prandaj, ndalesa është ende në fuqi”, tha Simonoska.

Ndryshe nga ujësjellësi i qytetit, i cili tani është i lidhur me burimet në Belicë dhe fshatin Zagraçan, turbullira e ujit në burimin “Shum” është shumë e lartë.

-“Burimi “Shum” dje pati një turbullirë prej 1,46, e mostrat e sotme tregojnë turbullirë prej 6,61. Ky burim nuk do të stabilizohet aq lehtë”, përfundoi Simonoska.

Banorët e Strugës tashmë 19 ditë nuk kanë ujë për pirje, për shkak të turbullirës së lartë të burimit “Shum”, i cili furnizon qytetin dhe fshatrat përreth me ujë të pijshëm.

Arsyeja për turbullirën, sipas kryetarit të komunës, Mendi Qyra, janë gërmimet që janë kryer me vite rreth burimeve në “Shum”, për të cilat Prokuroria Themelore Publike – Strugë hapi një çështje dhe vendosi ndalesa për dy persona juridikë nga Veleshta që të vizitojnë parcelat ku po gërmonin.

Rezultatet e para nga mostrat e marra më 9 shkurt nga ekipet e Qendrës së Shëndetit Publik të Ohrit treguan turbullirë 28,56 nga 1,5 e lejuar. 

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Transportit shpalli thirrje për furnizim të 150 autobusëve ekologjikë elektrikë
Next Article Takim Siljanovska – Davkova – Gërlliç Radman: Konfirmohet miqësia e fuqishme Maqedoni e Veriut – Kroaci e bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?