By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Indeksohen pagat e ushtarakëve aktivë me 2.5% nga 1 janari 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Indeksohen pagat e ushtarakëve aktivë me 2.5% nga 1 janari 2026
Shqipëri

Indeksohen pagat e ushtarakëve aktivë me 2.5% nga 1 janari 2026

admin
Last updated: 27/02/2026 16:11
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për indeksimin në masën 2.5% të pagës bazë për gradë dhe të pagës për tituj akademikë apo grada shkencore për ushtarakët aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Vendimi parashikon disa ndryshime në aktin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë”, duke zëvendësuar lidhjet nr.1 dhe nr.2, që përmbajnë tabelat me vlerat përkatëse të pagave dhe shtesave.

Sipas përcaktimeve të reja, elementët “pagë bazë për gradë” dhe “pagë për titull akademik/gradë shkencore/kualifikim shkencor” indeksohen në masën 2.5%, me qëllim përditësimin e trajtimit financiar të personelit ushtarak.

Efektet financiare për vitin 2026, që lidhen me paga dhe kontribute për sigurime shoqërore e shëndetësore, do të përballohen nga buxheti i Ministria e Mbrojtjes, sipas ligjit për buxhetin e vitit 2026.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletorja Zyrtare dhe i shtrin efektet nga 1 janari 2026.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takim Siljanovska – Davkova – Gërlliç Radman: Konfirmohet miqësia e fuqishme Maqedoni e Veriut – Kroaci e bazuar në respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë
Next Article Kërcënimet e rrejshme për bombë në shkolla, MPB jep detaje të reja për ndalimin e një personi nga Tetova
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?